Aspirinë kundër rrezikut
nga kanceri i trashëgua

Aspirinë kundër rrezikut<br />nga kanceri i trashëgua

Një aspirinë në ditë për të paktën dy vjet, redukton rreth 60 përqind rrezikun për të pasur një kancer të trashëguar. Rreth 10 përqind e kancerit vjen kryesisht nga genet e trashëguara nga prindërit sesa nga bërja e një jetë jo korrekte. Për kancerin në mitër dhe në zorrë është provuar se aspirina ka një efekt të madh parandalimi.

 

Këtë e konfirmon një studim i publikuar në revistën mjeksore Lancet, edhe pse vite më parë ishte verifikuar që pacientë që kishin marrë aspirinë, dukej se sëmundeshin më pak.

 

Por ndërsa efekti që aspirina ka në parandalimin e kancerit tani nuk ka dyshim, është ende për të vlerësuar nëse të mirat më të mëdha se efektet anësore. Aspirina e marrë çdo ditë shton rrezikun për hemorragji të brendshme dhe për ulçëra, pikërisht për shkak të vetisë së saj për të holluar gjakun. Për këtë arsye asnjë mjek nuk merr guximin të këshillojë përdorimin e aspirinës në një pjesë të gjërë të popullatës.

 

Studimi i Lancet është kryer në një grup prej 1000 personash të prekura nga sindromi i Lynch: një situatë trashëgimie që çon deri në 50% mundësinë e prekjes nga kanceri në zorrën e trashë  ose në mitër gjatë rrjedhës së jetës.

 

Studimi është kryer nga John Burn i Universitetit të Neëcastel. Mes vitit 1999 dhe 2005 eksperimenti u bë në 861 persona me sindromin e Lynch. Gjysmës së tyre iu është dhënë një aspirinë 600 gramëshe në ditë, ndërsa gjysma është kuruar me efektin placebo. Rezultati ka qenë shumë i dukshëm: 60% raste më pak me kancer, rezultat që në mjeksi është shumë i lartë.

 

Sekreti antikancer i aspirinës duket se vjen nga kapaciteti i saj kundër infeksioneve. Gjithnjë e më shumë studime dëshmojnë se është më e lehtë që një qelizë e infiamuar të shndërrohet në qelizë kancerogjene.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin