TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të autorëve të grabitjes së postës në Krujë. Rama thotë se kapja e menjëhershme e tyre është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës së goditjes së Policisë së Shtetit dhe gatishmërinë për sprovën kundër KÇK.
"Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK", shkruan Rama.