Assad: Lajmi për sulmin kimik i
fabrikuar, i kemi dorëzuar armët

Assad: Lajmi për sulmin kimik i<br />fabrikuar, i kemi dorëzuar armët
Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad shprehet se të gjitha raportimet ku ai akuzohet se ka ndërmarrë sulmin me armë kimike janë 100% të fabrikuara.

Gjatë një interviste eksluzive për agjensinë franceze të lajmeve AFP ai thotë se qeveria e tij i ka dorëzuar armët kimike që në vitin 2013.

Ndërsa SHBA dhe OKB kanë hedhur dyshimet e tyre për pretendimet e qeverisë.

Sulmi me armë kimike i regjistruar në datën 4 prill në provincën Idlib vrau më shumë se 80 njerëz mes tyre edhe shumë fëmijë sulm që solli shumë reagime ndërkombëtare mes tyre edhe hakmarrjen e SHBA duke lëshuar 59 raketa mbi një bazë ajrore siriane nga ku mendohet se nisi sulmi kimik.

Rusia një nga aleatët e regjimit sirian perdori veton e saj, kunder projekt rezolutës që OKB donte të ndërmerrte ndaj Sirisë. Rezoluta do t’i kishte kërkuar qeverisë së Assad që të bashkëpunonte në hetimin e kësaj ngjarjeje.

“Nuk kishte urdhër për një sulm të tillë” shprehet Assad duke shtuar se qeveria e tij i ka dorëzuar kohë më parë armët kimike por edhe nëse i ka nuk do t’i përdorte.
 
Ai shtoi se do të pranonte vetëm një hetim të paanshëm mbi sulmin duke u siguruar se nuk do të përdoret për qëllime politike duke lënë të kuptohet se nuk i beson Washingtonit.

Sipas tij sulmi kimik është preteksti që amerikanët përdorin për të goditur Sirinë dhe se ata nuk janë aspak serioz për të zgjidhur konfliktin në vend. 

Assad shkon më tej duke thënë se Perëndimi e në vecanti SHBA është bashkëpunëtore me terroristët.

Ndërsa po ditën e  sotme ushtria siriane raportoi se aleatët të drejtuar nga SHBA ndërmorën një bombardim me elementë kimik në fshatin Hatla duke lënë me qindra të vdekur mes tyre edhe shumë civilë.
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!