Assad: Mbrojtja e Sirisë me rëndësi
më të madhe se gjykimi në Hagë

Assad: Mbrojtja e Sirisë me rëndësi<br />më të madhe se gjykimi në Hagë
SIRI-Presidenti i Siri, Bachar Al-Assad, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se mbrojtja e Sirisë ishte më e rëndësishme se sa rreziku i daljes para Gjykatës Penale Ndërkombëtare, për krime lufte.

“Për mua si president, kur unë marr përsipër përgjegjësitë e mia për të mbrojtur vendin dhe kjo është e njëjtë për qeverinë dhe ushtrinë, ne nuk e shikojmë këtë çështje, nuk i kushtojmë vëmendje”, është shprehur ai, pasi është pyetur nga gazetarët për mundësin e gjykimit të përgjegjësve për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, e cila ndodhet në Hagë.

Gjithashtu Assad ka thënë se është dashur të mbrohet vendi pa i kushtuar vëmendje kësaj gjykate apo ndonjë institucioni tjetër ndërkombëtar.

Deklaratat e Assad janë bërë pas raportit të një raporti të “Amnesty International”, i cili akuzonte autoritetet siriane për varjen e më shumës e 13 mijë personash gjatë pesë vitesh në një burg të Damaskut.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato