DAMASK - «Kemi sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe Francën që të sjellin një provë të vetme. Obama dhe Hollande kanë qenë të paaftë edhe para popujve të tyre»: ka thënë presidenti sirian, Bashar el-Assad, duke folur ekskluzivisht për të përditshmen franceze, "Le Figaro" dhe gazetarin e saj, Georges Malbrunot mbi akuzat mbi sulmin kimik nga regjimi i tij.
LINDJA E MESME, FUÇI BARUTI
«Lindja e Mesme është kthyer në fuçi baruti dhe zjarri po afrohet sotqë po flasim», është shprehur Assad dhe duke iu referuar bombardimeve në Siri ai shton se «ekziston rreziku i një lufte rajonale». Në rast të një sulmi ushtarak kundër Sirisë nuk duhet vetëm të flasim për përgjigjen siriane, por edhe për atë që mund të ndodhë pas bombardimit të parë. Tani asnjë s’mund të dijë se ç’do të ndodhë. Të gjithë do të humbin kontrollin e situatës, kur fuçia e barutit të shpërthejë. Kaosi dhe ekstremizmi do të shpërndahen. Ekziston rreziku i një lufte rajonale».
ARMIQTË E SIRISË
«Kushdo që ngrihet kundër interesave të Sirisë dhe qytetarëve të saj është një armik», thotë presidenti sirian, Bashar al Assad, i pyetur nëse Franca ishte shndërruar një vend armik i Sirisë. «Populli francez nuk është armiku ynë - shpjegon Assad - por politika e Shtetit të tij është armiqësore ndaj popullit sirian. Në momentin kur politika e Shtetit francez është armike e popullit sirian, ky shtet do të jetë armiku i tij. Kjo armiqësi do të marrë fund kur Shteti francez do të ndryshojë politikë. Do ketë pasoja, natyrisht negative, ndaj interesave të Francës».
AKUZA JO LOGJIKE
“Akuzat kundër Damaskut se ka kryer sulme kimike kundër popullsisë siriane janë alogjike”, ka thënë Assad. «Nuk them nëse ushtria siriane zotëron ose jo armë të tilla. Supozojmë se ushtria jonë dëshiron të përdorë armë të shkatërrimit në masë: a është e mundur që ta bëjë këtë në një zonë ku ajo gjendet edhe vetë e pranishme dhe ku ushtarët na janë plagosur nga armë të tilla, siç kanë konstatuar inspektorët e OKB, duke vajtur vizitë në spitalin ku ata janë shtruar? Ku është logjika këtu?", pyet Assad.

(Në foto: Assad, i intervistuar nga gazetari francez, Georges Malbrunot i "Le Figaro")
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Assad: Kërcënimi amerikan s'na ndryshon parimet