TIRANE – Nuk luan me fjalët themeluesi i Wikileaks, Jualin Assange. Nëse kandidatura e tij për Senatin australian do të ketë sukses, ai do të jetë “një mbrojtës krenar i lirisë së medias” dhe do të përdorë imunitetin parlamentar për të mposhtur urdhrat shtypës të gjykatave dhe të tjera “kufizime të tepruara” ndaj qasjes së lirë ndaj informacionit.
Në intervistën e tij të parë që kur ka deklaruar qëllimin për të kandiduar në zgjedhjet e 2013, Assange ka thënë për Sydney Morning Herald se prioriteti i tij do të jetë beteja për një transparencë më të madhe të qeverisë për çfarë ai e përkufizoi si “politika e të kuptuarit para të vepruarit”.
Në fushën ndërkombëtare, sipas Assange, diplomacia australiane duhet të konsiderojë se SHBA ka nisur rrugën e një perëndimi serioz në 15-20 vitet e ardhshme “deri në rënien e statusit të tyre si superfuqi”, dhe për këtë duhet të përfshihet shumë më tepër në shkallë rajonale.
Javën e kaluar Wikileaks njoftoi përmes Twitter se kishte zbuluar se Assange mund të kandidonte për Senatin australian pavarësisht faktit se ndodhet në arrest shtëpie. Ende nuk është bërë e ditur nëse ai do të prezantohet si i pavarur, do të kërkojë aleancë me ndonjë parti apo do të krijojë një të tijën.
Assange është në arrest shtëpie në Britani në pritje të mbylljes së një procedure gjyqësore për ekstradimin e tij në Suedi, ku akuzohet nga dy gra për ngacmime seksuale dhe përdhunim pasi nuk ka përdorur prezervativ në një marrëdhënie konsensuale.
Australiani pret vendimin e Gjykatës së lartë mbi apelimin kundër ekstradimit në Suedi, që sipas Assange është preludi i një ekstradimi në SHBA, ku konsiderohet “armik i kombit” për sekretet e publikuara përmes WikiLeaks.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com