/ATSH-AFP/ - Presidenti kazak, Nursoultan Nazarbaiev, i cili priti homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, kërkoi sot riforcimin e marrëdhënieve të vendit të tij me Turqinë, ndërkohë që marrëdhëniet janë ftohur me Rusinë, aleati, tradicionalisht më i afërt.
"Turqia është një prej partnereve tona më të afërta dhe të sigurta ekonomike dhe politike", deklaroi Nazarbaiev, i cili është në pushtet që prej vitit 1991.
Erdogan, i cili u shpreh në mbështetje të një rizgjedhjeje të Noursoultan Nazarbaiev gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, parashikuar më 26 prill, theksoi se kishte besim se tregtia vjetore mes Kazakistanit dhe Turqisë do të trefishohej në vitet e ardhshme.
"Së fundi, problemet rajonale dhe globale kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet tona tregtare. Ne duhet t'i kapërcejmë", deklaroi gjithashtu presidenti turk.
Vizita e Erdogan në Astana ndodh ndërkohë që marrëdhëniet janë ftohur mes Kazakistanit dhe Rusisë, goditur nga kriza ekonomike pas uljes së çmimit të naftës dhe sanksioneve perëndimore./
/Shqiptarja.com