Astrit Patozi: Basha tentoi që të
likuidoi PD, kur humbi u tërhoq 

Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi i ftuar në emisionin ’45 Minuta’ të Denis Mingës në Report Tv akuzoi Lulzim Bashën se tentoi që të tjetërsonte Partinë Demokratike, por pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit u tërhoq.

Kam bindjen e plotë që Basha tentoi pa sukses të tjetërsoi PD për të krijuar një parti tjetër e cila do të ruante vetëm emrin por do të ishte parti personale e tij, por nuk e arriti. Tentoi që përmes PD të arrinte në një parti tjetër që kishte trajtën  e Republikës së Re, i ndryshoi njerëzit dhe ngjyrën, zhduku rrënjët.

Basha donte që të kishte një parti personale, por kur nuk u arrit objektivi u kthye sërish te PD. Ky eksperiment i dështuar tregoi që nuk mundesh që në shekullin që jetojmë që duke ardhur nga asgjëja të marrësh përsipër opozitën e vendit dhe ta kthesh në një ndërmarrje biznesi privat. Ai u kthye te PD, pasi ka nevojë, pasi e kishte të pamundur të avanconte përpara” deklaroi ai. 

Intervista e plotë

Ju thoni që Basha e do PD një kasolle personale dhe një ndërtesë të ndarë me të tjerët. Kishin ftesën për ceremoninë e djeshme?
Ky nuk është detaj i rëndësishëm. Kisha ftesë, por vendosa të mos shkoj.

Po pse nuk ishit?
Ka njerëz që nuk mungojnë në asnjë përkujtim, por i kanë bërë gjëmën PD. Ajo që pashë dje ishte shumë e zymtë.

Pse?
Sepse mungonte gati gjithçka. Unë bënë më shumë lajm mungesat. Ngjasonte më tepër si përkujtimore dhe si një përvjetor i një partie që me të mirat dhe të këqijat e veta.

A është Basha përgjegjësi total i kësaj situate?
Berisha dha dorëheqjen në 2013. Nga 2013 deri në 2017 konsideroj përgjegjës Bashën. Nuk kam asnjë evidencë që Berisha ka qenë vendimmarrës në marrëveshjen e 18 majit dhe më pas. Basha mori përsipër listën dhe fushatën. Basha ishte hartuesi i tezës së Republikës së re dhe përsa kohë Basha i ka marrë të gjitha përsipër unë sigurisht që do i vë gishtin atij. PD është sot në gjendje depresive.

Kam bindjen e plotë që Basha tentoi pa sukses të tjetërsoi PD për të krijuar një parti tjetër e cila do të ruante vetëm emrin por do të ishte parti personale e tij, por nuk e arriti. Tentoi që përmes PD të arrinte në një parti tjetër që kishte trajtën  e Republikës së Re, i ndryshoi njerëzit dhe ngjyrën, zhduku rrënjët. Basha donte që të kishte një parti personale, por kur nuk u arrit objektivi u kthye sërish te PD. Ky eksperiment i dështuar tregoi që nuk mundesh që në shekullin që jetojmë që duke ardhur nga asgjëja të marrësh përsipër opozitën e vendit dhe ta kthesh në një ndërmarrje biznesi privat. Ai u kthye te PD, pasi ka nevojë, pasi e kishte të pamundur të avanconte përpara.

Pse u rikthye?
PD është një përgjegjësi e madhe, ka një identitet të fortë, është vullnet i shumë shqiptarëve.

Basha është legjitimuar...
Është zgjedhur, por jo legjitimuar.

Ju përveç kritikës jeni secili në kokën tuaj
Nuk ka asnjë rëndësi sa veta jemi ne. Kjo nuk ka vlerë për sa kohë ne prodhuam një dokumentet politik për ringritjen e PD. Unë jam kundërshtar i cdo koalicioni mes miqsh, njerëzish me lidhje familjare dhe gjaku. Politika duhet të mbledhë njerëz që mendojnë njëlloj.

Ky është fati i këtij projekti?
Ky projekt funksion, ecën cdo ditë. Ne nuk kemi presionin e kohës si Basha.

Ku janë mbledhjet dhe forumet?
Po ne jemi në PD. PD për shkak të keqkuptimit që ka Basha po bën një pseudo analizë, është braktisur nga demokratët. Kjo do të thotë se PD nuk e ka problemin te disa personalitete që janë të zhgënjyer. Në rast se ne që kemi firmosur atë dokumentet do të marrim vendimin që të mos merremi me politikë PD nuk e ka problemin me ne. Ne sado merita dhe defekte që kemi, ne jemi të pamjaftueshëm, pasi janë më tepër se ne njerëzit poshtë. Njerëzit janë të rëndësishëm vetë

Po nese nuk i grupon...
Që PD të bashkohet ka vetëm një mënyrë, që është vota dhe respektimi i rregullave. Ne kërkojmë një garë të re për kryetar të PD. Ata njerëz poshtë kërkojnë një përfaqësim real dinjitoz. Ne po i themi që hajde ta bashkojmë PD përmes një procesi që legjitimon secilin prej nesh.

Zgjedhjet nuk janë përsëritur asnjëherë në Shqipëri?
Ne nuk po kërkojmë luftë. Megjithë se jemi të lënduar nuk po ikim, por po i shtrijmë dorën, nuk e kemi kundërshtar, pasi ashtu kemi Ramën. Ne nuk mund të themi se për shkak se kemi Ramën ‘gogol’ duhet të heshtim për problemet në PD.

Si ka qenë përgjigja?
Heshtje dhe injorim. Pasi Basha ka një keqkuptim të madh. Duke bërë sikur nuk e sheh platformën kujton se po e përze problemin, por problemi është aty dhe nuk shpëton dot. Duhet ta zgjidhësh problemin dhe jo ta fshehësh.

Topalli tha kurrë nuk dio të ulem me Bashën, po Patozi?
Jo! Pasi në politikë nuk ekziston fjala kurrë. Nuk e kam dëgjuar Topallin, por besoj që e ka thënë në një kotenskt tjetër

Ju do ishit gati të uleshit?
Unë nuk kam asnjë armik, përfshirë edhe Edi Ramën. Unë nuk kam arsye personale me Bashën apo me këdo tjetër. E konsideroj si demokrat që mund të bashkëpunohet nëse do të gjejmë pika të përbashkëta për të mirën e PD.

A do të ishte kompromis përfaqësimi më i madh i juaji në drejtimin e PD?
Jo nuk besoj.

Kërkesa juaj është ultimatum, o zgjedhje ose nuk ka...
Kjo ishte merak i Bashës, që tha sa të jem gjallë nuk do të lejoj fraksione në PD. Platforma jonë nuk kërkoi këtë, por kërkoi që të jemi të bashkuar përmes një procesi legjitim dhe rregullave të lojës që nuk do të shkelen më.

Nuk është kollaj që Basha të heqë dorë nga posti....
Nuk është e thjeshtë, por nuk ishte edhe e thjeshtë që të marrësh një seri vendimesh të gabuara dhe të marrësh një vendim duke penalizuar cdo shqiptar. Të bësh apo gabime dhe më pas të futesh në një proces fals, të garosh vetëm dhe të mbushësh kutitë. Një njeri që i bën këto duhet të marrë përgjegjësitë. Unë ende nuk kam dëgjuar një ndjesë të Bashës për demokratët. Më shumë se gjysma e demorkatëve janë të mërzitur dhe të revoltuar si po drejtohet partia. Edhe je në opozitë dhe ke manipuluar zgjedhjet, bie qeveria për shkak të dosjes Habilaj dhe ti nuk ngjitesh, një lëvizje duhet të ketë.

Ndryshe nga Blushi jeni brenda PD dhe nuk keni ndërmend të largoheni?
Nuk mund të parashikoj sot ku do të jemi nesër. Ne jemi të bindur se bëjmë gjënë e duhur duke qëndruar në PD, por nuk do të presim gjithë jetën Bashën. Në rast se mendon se duke mos folur për lëvizjen është keqkuptim i tij dhe jo i joni. Nuk është puna jonë, por e shumë dekokratëve që kanë nevojë të përfaqësohen. Në gjithë historinë e vet, PD ka pasur ulje ngritje, por historia tregoi se PD erdhi në pushtet, pasi i hapi dyert në 2004

Po në 2020 mund ti hapë edhe Basha?
Në rast se gjërat shkojnë lart dhe besimin tënd e con drejt zeros nuk mjafton. PD ka për detyrë të mbledhë veten, pasi nuk mund të ftosh një njeri të vijë të shtëpia jote kur ti zihesh me të afërmit. PD duhet të mbledhë shtëpinë e vet njëherë. Duhet të mbledhë cdo demokrat dhe të kapërcejë të bëhet udhëheqëse e popullit opozitar.

Sa kohë do ta prisni Bashën?
Ne në këtë pozicion jemi njerëzit me të ngeshëm, por në ndryshim me Bashën nuk e kemi këtë ngërç, por ne do ta zgjidhim në komunikim me demokratët.

Ju mendoni se prokurori do të vijë nga një marrëveshje Rama- Basha apo do të vijë nga shumica?
E kam dëgjuar si legjendë, por ka edhe logjikë. Nuk kam prova për të dyshuar se ka një marrëveshje. Ajo që flitet është se ka një marrëveshje për prokurorin e përgjithshëm mes Ramës dhe Bashës dhe e gjitha është teatër për të justifikuar te të tretët emrin e prokurorit të përkohshëm.

Ju e besoni këtë?
Ka logjikë, por nuk kam prova. Refuzoj ta marr të mirëqenë. Unë nuk futem te debati juridik

E zgjidhi Euraliusi....
Nuk di të them. Por qeveria është në avantazh në këtë proces për shkak të prononcimit të partnerëtve për një zgjedhje të shpejtë të një prokurori të përkohshëm. Basha ka qenë i detyruar që të mbajë këtë qëndrim. Oferta që i bën Rama është një lloj loje Win-Win, që Basha edhe po shkoi edhe po nuk shkoi ky është keq, pasi ky është fituesi. Po shkoi do ta zgjedhë me Ramën dhe do të komprometohet para popullit opozitar, po të mos shkojë, ai e zgjidh vetëm, pasi ka numrat dhe mbështetjen e arbitrit. Basha po e kundërshton si zgjidhje. Debati është për procedurën. Problemi real nuk është procedura, por emri. PD po përpiqet që ta delegjitimojë prokurorin e përgjithshëm për të nesërmen, pasi nuk e shmang dot zgjedhjen e tij. Basha tha njëherë që Xhafaj do të kalojë mbi trupat tanë, dhe ai kaloi jo njëherë por dy herë. Basha është i detyruar që të mbajë këtë qëndrim për ta delegjitimuar për nesër, që ta konsiderojë politik dhe ta tremb që të mos marrë hapa të rëndë kundër opozitës dhe ka sens politik. Problemi është që si do e shihja unë. Po të isha në vendin e Bashës, do përpiqesha që ky prokuror të i ishte sa më i përkohshëm.

Sa të ngrihet KLP...
Opozita duhet të bëjë cdo gjë që KLP të konsitutohet sa më shpejt dhe prokurori i ri të jetë garant i të dy palëve që të jetë garant i Kushtetutës.

Mendoni se Rama po tenton ta kapë këtë pozicion për zullumet e veta, apo ambasadori amerikan po kërkon që prokurori të zgjidhet që të vihet në lëvizje reforma?
Nuk di ta them këtë, por për hir të së vërtetës problemet e Ramës nuk janë të vogla. Dosja Habilaj është nëpër këmëbë dhe cdo opozitë ka të drejtë që të dyshojë. Pra nuk ka asnjë gjë të keqe që opozita dyshon, kjo mbetet për t’u provuar.

Cfarë beteje mund të bëjë opozita?
Duhet të jetë e qartë në mbështetje të reformës në drejtësi.

Rama ka bërë një ofertë më të gjerë sesa prokurori i përkohshëm?
Unë Bashën nuk kam nevojë ta këshilloj, ai mjafton të marrë tezat e mia për një kohë të gjatë që nga 2014. Unë kam qenë për një reformë të plotë kushtetuese, që ne e kemi nevojë jetike për të rregulluar sistemin dhe e kam kërkuar një rithemelim të republikës dhe kjo do të ishte qasja reale që një opozitë duhet të kishte me qeverinë dhe vendin. Këtë e kam mbrojtur edhe kur erdhën ambasadorët. U kam thënë që ju mirë bëni, por është e pamjaftueshme, pasi duhet më shumë se kaq, duhet të ishte një reformë zgjedhore e përfshirë, pra një kushtetutë e re. Kjo më ka dhënë të drejtë, pasi reforma në drejtësi nuk është ajo që ne prisnim. Ka ecur me ritmin e breshkës dhe produkti nuk është ai që ne përftyronim dhe publiku priste. Edhe ngërçi me prokurorin unë nuk besoj se është i qëllimshëm, pasi të gjitha vonesat që erdhën te reforma në drejtësi sollën këtë. Unë mendoj që duhet që fillimisht të reformojmë sistemin politik. Janë gabimet e politikës që kanë sjellë sot gjendjen e mjeruar të politikës shqiptare.

Ka që mendojnë që opozita duhet të kishte protestuar?
Edhe unë mendoj, por Basha mendoj që partinë e tij dhe opozitën nuk e kishte në gatishmëri për të treguar forcë dhe institktet e shynë që të mos e bënte. Ka matur forcat dhe PD nuk është gati sot për të protestuar.

Një marrëveshje të dytë e shikoni të mundshme?
Unë kam qenë nxitës i marrëveshjes së Bashës me Ramën, problemi nuk është pse bëri marrëveshjen, por pse e bëri ta gabuar dhe solli këtë. Duhet të bësh marrëveshje, por jo ai të marrë pjesën e luanit dhe ti të lepurit. I kërkova Bashës të bënte marrëveshje, por jam jashtë grupit, ata që e kundërshtonin janë në grup.

Ngacmimi që u bëri Rama ishte pjesë e marrëveshjes?
Nuk e besoj

Pse iu la jashtë Basha, u sheh si rival?
Basha nuk ka diskutuar me Ramën për emra. Mund të ketë diskutuar që e kam problem cështjen e personaliteteve. Por besoj se duke përfituar nga ngrohtësia që i dha marrëveshja dhe mori sëpatën dhe tha i pres të gjitha degët dhe lë vetëm trungun. Ishte cështje kalkulimi foshnjarak

Po të mos ishte marrëveshje nuk do të ishte kjo listë?
Jo nuk do ishte...
 

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen