Astrit Patozi: Fitorja e Bashës
qesharake, gati ta reformoj PD-në

Astrit Patozi: Fitorja e Bashës<br />qesharake, gati ta reformoj PD-në
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi vijon akuzat duke deklaruar se zgjedhjet për kryetarin e PD u manipuluan, ndërsa fitoren e Bashës e cilëson qesharake.
 
Sipas tij duhet një shkundje e fortë e sistemit dhe Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike ka marrë përsipër që ky aksion i madh politik të nisë me reformimin e së djathtës.
 
Patozi thekson se kriza e demokracisë tek partitë tona shkakton efekte të rënda për shtetin, sistemin dhe shoqërinë tonë.
 
Basha fitoi në zgjedhjet për kryetar të PD përballë Selamit, ndërsa Patozi nuk mori pjesë, pasi e cilësoi garën si farsë.
 
Statusi i plotë i Patozit
Një studim për të mos u humbur i Afrim Krasniqit, ku shpjegohet shumë profesionalisht se kriza e demokracisë tek partitë tona shkakton efekte të rënda për shtetin, sistemin dhe shoqërinë tonë. Autori e merr shtysën kryesisht tek zgjedhjet e brendshme të dy partive të mëdha, duke pasur preçedencë Partinë Demokratike.

Jo thjesht për shkak të nostalgjisë, që e lidh me të, por më shumë për arsye të flagrancës së çudive dhe trukimeve, që u vunë re në farsën e 22 korrikut. Studimi trajton me detaje të gjitha shifrat absurde, që çojnë automatikisht në deduksionin se zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike u manipuluan fare trashë. Krahasimi me rezultatet e opozitës në zgjedhjet politike, të cilat ishin mbajtur më pak se një muaj më parë, e bëjnë fare qesharake "fitoren" e Lulzim Bashës.

Kam bindjen e plotë se zgjedhjet e 22 korrikut do të shërbejnë për një kohë të gjatë si referencë negative për studiuesit dhe politologët, ndonëse ka ende thagma të pazbardhura për to. Ato janë shembulli tipik i nevojës që ka politika shqiptare për një shkundje të fortë, që fillon me demokratizmin dhe çbunkerizimin e partive. Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike ka marrë përsipër që ky aksion i madh politik të nisë me reformimin e së djathtës.
Më poshtë disa nga grafikët e studimit, që demaskojnë farsën e 22 korrikut:

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë