Astrit Patozi: Urime Lulzim! Farsa
jote po kapërcen çdo imagjinatë

Astrit Patozi: Urime Lulzim! Farsa<br />jote po kapërcen çdo imagjinatë
Astrit Patozi ka shkruan në Facebook kundër kreut të ngrirë të PD, Lulzim Basha, i cili është dhe kandidat për kreun e PD, në katër vitet e ardhshme.

Patozi duke ironizuar Bashën, e uron duke i thënë se "nuk na ke zhgënjyer kurrë dhe se farsa jote po kalon çdo imagjinatë". 

Gjithashtu shkrimin e tij Patozi e shoqëron me foton e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong. 
 
Statusi i plotë i Patozit në Facebook
 
URIME LULZIM!
Urime Lulzim! Nuk na ke zhgënjyer kurrë. Farsa jote realisht po kapërcen çdo imagjinatë. Unë e parandjeva dhe e paralajmërova në drekë, por të jem i sinqertë, nuk e kisha menduar që do të mbërrinte deri këtu. Ndaj jam i gatshëm të kërkoj ndjesë për fantazinë e pamjaftueshme.
Sipas komisionit të Jeminit kanë votuar rreth 20 mijë demokratë më shumë se 4 vjet më parë.
Konkluzioni: Sa më e thellë humbja, aq më e madhe dashuria për udhëheqësin e lavdishëm të partisë dhe popullit. Sepse është rasti tipik kur dhimbja kthehet në forcë.
Por për shembullin e Koresë së Veriut nuk kam gabuar. Ky është modeli që sot po instalohet në Partinë Demokratike.
Ndërkaq, më kujtohen vitet 70-80 kur, sa më shumë varfëroheshin shqiptarët, aq më shumë shtoheshin sukseset e diktaturës. Por të gjithë e mbajnë mend se çfarë ndodhi më pas, Lulzim...
 
astrit patozi

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë