Astrit Veliaj: S’iki te LSI, Metën
e takova në ‘09-ën me Çim Pekën

Astrit Veliaj: S’iki te LSI, Metën<br />e takova në ‘09-ën me Çim Pekën
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj i përgjigjet kritikave  në adresë të tij nga eksponentë pranë PD, pas intervistës së botuar në “Shqiptarja.com” dy ditë më parë. Gjatë një prononcimi për gazetën, Veliaj përgenjështron zërat që e lidhin atë me Lëvizjen Socialiste për Integrim si dhe ka edhe një përgjigje për pretendimet lidhur me një takim mes tij dhe kreut të LSI, Ilir Meta. “Ilir Metën e kam takuar në 2009-ën dhe i kam thënë “Jo”! I kam thënë që do të kandidojë me PD-në.

E kam takuar në prani të Çim Pekës dhe që prej atëherë nuk e kam takuar më, as rastësisht. Me Edi Ramën s’jam takuar kurrë, përveç me Fatmir Mediun të cilin e kam mik. Të tjerat janë shpikje dhe fantazi e tyre. Kjo pasi njëherë më bëjnë me Ramën dhe njëherë me Metën...! Është fantazi e tyre”, u shpreh Veliaj. Ai shton se kryetari i PD, Lulzim Basha duhet të reflektojë për sugjerimet e tij lidhur me drejtimin e PD, duke i mëshuar edhe njëherë idesë së themelimi të një partie të re.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema