E ftuar në “Rreze Dielli” astrologia Meri Gjini tregon se cili është parashikimi i yjeve për muajin tetor për secilën shenjë.
Ajo shprehet se për shkak të vendosjeve të reja planetare, për të 12 shenjat nuk do të ketë monotoni. Por vetëm një shenje do t'i shkojë 'vaj' ky muaj dhe është Luani.
Dashi
Prioriteti i muajit do të jetë analiza e raportit për personin që keni përballë, nëse ai i plotëson ‘kushtet’ tuaja. Prioritet do jetë edhe pjesa e ekonomisë, mund të themi që xhepi juaj do jetë ‘shumë më i lumtur’. Ata që janë të rreptë dhe gjykojnë më ashpër seç duhet, pas datës 13 do shijojnë buzëqeshjen.
Demi
Për demin astrologia parashikon lëvizje të reja në punë dhe shprehet se nga data 5 e muajit do të keni lajme të mira. Për të lindurit e kësaj shenje prioritet do të jetë puna dhe shëndeti, deri në datën 13 tetor. Siguria që keni fituar në financat tuaja gjatë verës do ju shoqërojë edhe gjatë tetorit.
Binjakët
Shumë kontakte, shumë biseda në shërbim të përmirësimit të financave. Binjakët gjatë tetorit duket se duhet të guxojnë për të përmirësuar ekonominë e tyre. Me vendimet që do të merrni, do të ndjeni benefite. Ritmi i përshpejtuar që do t’ju karakterizojë këtë muaj do t’ju bëjë të merrni vendime konkrete për një punë të dytë.
Kjo do të jetë arsyjeja pse do të jeni të konfuzuar dhe në ankth, gjendje që do ju shoqërojë deri në datën 13 tetor. Do të keni edhe njohje të reja!
Gaforrja
Shqetësimet në punë duket se do të marrin fund për të lindurit në shenjën e gaforres. Problëmatikat e forta që keni kaluar do të largohen përfundimisht prej 15 ditëshit të parë. Ata që kanë pretendime, do kenë emërime të reja në punë, do t’u forcohet pushteti profesional dhe ekonomik. Kjo do të thotë që do keni mundësi të zgjidhni situatat e ndërlikuara. Pjesa e ndjenjave do konsolidohet, edhe për pjesën e shëndetit gjërat do të jenë më të thjeshta.
Luani
Duket se Luani do të jetë shenja më me fat. Humori do jetë në nivele më të larta dhe ritmi i veprimeve do të jetë i shpejtë. Pas datës 5, bukuria e estetika do të jenë në maksimum. Luani ka muaj shumë të mirë, me pjesën e individualitetit duhet të prisni edhe pak.
Virgjëresha
Kjo shenjë do të jetë më e privilegjuara përsa i përket ekonomisë. Gjatë tetorit do të keni rritje page, shpërblime në punë. Nëse keni plan të bëni ndyshime në banesë apo në mënyrën e jetesës, edhe pse mund të sforcoheni, guxoni!
Peshorja
Do ta gjeni veten në qendër të vëmendjes, dhe ky është një lajm I mirë për ju pasi të lindurit e kësaj shenje e kërkojnë në çdo hap vëmendjen. Një tjetër lajm I mirë është që deri në datën 9 tetor do të shijoni në maksimum jetën personale. Beqarët do të kenë njohje të reja!
Akrepi
Keni vetëbesim, por duhet të tregoni kujdes në vetëbesimin e tepruar, pasi kjo mund t’ju prishë punë. Keni një tendencë për të vënë ‘me shpatulla pas murit’ më të dobëtit, por duhet ta eleminoni këtë pjesë. Pjesën e dietës do të keni mundësi ta përmirësoni.
Shigjetari
Në tetor do të vini me një fuqi të jashtëzakonshme. Jeta personale do të jetë shumë herë më e mirë sesa gjatë gushtit. Në punën në grup jepni rezultate fantastike dhe do të krijoni kontakte të cilat do t’ju ndihmojnë që të përmirësoni aspektin ekonomik. Mos i jepni rëndësi asaj që do të thonë të tjerëve, sidomos për vendimet që do të merrni. Këta vendime do shtrojnë një bazë që do zgjasë me vite.
Bricjapi
Ngarkesa në punë do t’ju shoqërojë gjatë tetorit. Për shkak se do të jeni të dyzuar mes familjes e karrierës do të ndiheni në faj. Por angazhimi në punë është ajo që kërkonit prej kohësh, prandaj përkushtojini asaj. Duhet të tregoheni kujdes në mënyrën sesi do shpreheni duke qenë se jeni pak të vrazhdët, veçanërisht me familjarët.
Ujori
Deri në datën 13 do të ndjeni përmirësimin e financave tuaja. Edhe ju duhet të kontrolloni ashpërsinë e gjykimit dhe ankthin pasi vetëm kështu do të gjeni zgjidhjen e duhur.
Peshqit
Të lindurit e kësaj shenje do të kenë maksimumin e vlerësimit dhe produktivitetit. Megjithatë duhet të jeni të kujdesshëm në shpenzime. Rrezikoni të mbeteni ‘trokë’.