Astrologia Meri Gjini: 2019-ta me fat për shqiptarët por edhe vit i tensionuar e i zhurmshëm

Jemi në ditët e para të vitit dhe të gjithë janë kuriozë se si do të jetë 2019-ta që sapo ka nisur. Astrologia e mirënjohur Meri Gjini ishte sot në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report TV për të dhënë parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut por fillimisht bëri një parashikim të përgjithshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sipas saj, ky vit do të jetë me fat por edhe i tensionuar.

Kemi një faktor shumë të rëndësishëm, që ta nis nga pozitivja. Kemi planetin e fatit në familje të parë tonën, një planet fati që ndodhet në shtëpinë e vet që do të thotë që do ti marrim maksimumin e fatit por është një vit shumë i zhurmshëm, një vit i tensionuar përveç zgjedhjeve sepse ato janë bashkiake dhe nuk është se do të shoqërohen me tonacione shumë të larta nëse e marrim në vetvete (si proces). Por në tërësi tonacionet janë të larta duke nisur që nga muaji janar i cili është një muaj i fuqishëm me dy ekplise….. Ky vit do të kalojë në përplasje por rezultati do të jetë shumë me fat, pra përplasjet dhe tensionimet nuk do të mungojnë por rezultati është jashtëzakonisht shumë i mirë dhe shumë i mirëpritur për shqiptarinë.

Meri Gjini, astrologe

Duket se tensionet, të paktën siç parashikojnë yjet, do të shoqërojnë zhvillimet e këtij viti në rajonin e Ballkanit por shqiptarët janë në qendër të vëmendjes. Në fakt, deklaratat e bëra kohët e fundit për një ndryshim të kufijve mes Kosovës e Serbisë kanë shkaktuar jo pak tensione në rajon. Por veç Ballkanit, Gjini parashikon edhe zhvillime të rëndësishme ekonomike edhe në politikat evropiane, që do të ndikojnë edhe në vendin tonë.

Kemi zhurma për Ballkanin sepse do kemi tonacione goxha të larta me aleanca pro dhe kundër shqiptarisë ose vendeve ku jetojnë shqiptarët që do të kenë vëmendjen kryesore përsa i përket zonës së Ballkanit por edhe më gjerë. Gjithashtu edhe politikat e Evropës do të jenë më të ngurtësuara dhe ndryshe në gjetje të një strukture më të përshtatshme të ekonomisë sepse problematika kryesore është ekonomia. Do të bëhet zgovëlimi i numrit të bankave duke e mbledhur në më pak duar apo më pak banka, çka do të jetë trend i fortë edhe në vendin tonë. Ndaj për 3 mujorin e parë, të gjithë ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me lëvizjet bankare. Pra nëqoftëse kemi në plan për të marrë kredi, do të duhet të mendohemi 2 herë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm tek ato gërmat e vogla, gjë që nuk i shohim me kujdes nga padurimi, por që janë shumë të rëndësishme dhe të na krijojnë probleme deri në datën 15 mars 2019.

Meri Gjini, astrologe

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë