Astronomët zbulojnë 20 hëna të reja rreth Saturnit

Astronomët zbulojnë 20 hëna të reja rreth Saturnit

Pamje e hapësirës

Astronomët kanë zbuluar  20 hëna  të panjohura rreth planetit të Saturnit.

Sipas Qendrës së Minorit të Planeteve të Unionit Astronomik Ndërkombëtar, tani Saturni ka 82 hënë si  planeti me numrin më të madh në sistemin diellor.

Astronomi i Institutit të Shkencave Carnegie Scott Sheppard dhe ekipi i tij përdorën teleskopin Subaru në Haëaii për të gjetur hënat. 

Sipas CNN, vitin e kaluar, Sheppard dhe ekipi i tij zbuluan 12 hëna të reja rreth Jupiterit.

"Ata luajnë një rol vendimtar për të na ndihmuar të përcaktojmë se si u formuan dhe evoluan planetët e sistemit tonë diellor", është shprehur Sheppard.

Përbërjet organike janë gjetur në shtresën Enceladusin të  Hënës së Saturnit.

"Studimi i orbitës së të këtyre hënave mund të zbulojë origjinën e tyre, si dhe informacione rreth kushteve të formimit të Saturnit", tha Sheppard.

Hënat janë ndarë në tre kategori, bazuar në këndin e orbitës së tyre dhe emri i tyre rrjedh nga mitologjia norvegjeze.

Ky lloj grupimi i hënave të jashtme është parë gjithashtu rreth Jupiterit, duke treguar përplasje të forta të ndodhura midis hënave në sistemin Saturnian ose me objekte të jashtme siç janë kalimi i asteroideve ose kometave.

"Në rininë e Sistemit Diellor, Dielli ishte i rrethuar nga një disk rrotullues gazi dhe pluhuri nga i cili lindi planetët. Besohet se një disk i ngjashëm me gaz dhe pluhur rrethoi Saturnin gjatë formimit të tij ", ka thënë Shappard.

 Hënat e zbuluara ishin në gjendje të vazhdojnë orbitën e Saturnit pasi hënat më të vjetra u ndanë dhe ky proces tregon edhe formimin  e planetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve