'Ata që duan të më 'heqin kokën', të nxitojnë', Abazoviç hedh poshtë akuzat se ka bashkëpunuar me bandat! I bënë thirrje prokurorisë të nisë hetmet

'Ata që duan të më 'heqin kokën', të nxitojnë', Abazoviç hedh poshtë akuzat se ka bashkëpunuar me bandat! I bënë thirrje prokurorisë të nisë hetmet

Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT-së) që të nisë hetimet lidhur me akuzat e publikuara nga portali M i Podgoricës, sipas të cilit, ai ka marrë telefona të koduar për shkak të lidhjes me anëtarët e njërit prej klaneve kriminale më famëkeqe në Ballkan.

“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat që lidhen me emrin tim, të publikuara nga një portal i ngarkuar për të kryer fushatën më të ndyrë kundër meje. Qëllimi i tyre është destabilizimi i Malit të Zi për të ruajtur fuqinë e tyre financiare dhe për t’iu shmangur drejtësisë”, shkroi Abazoviç në Telegram.

Abazoviç shkruan se është në dispozicion të autoriteteve shtetërore për çdo sqarim.

“Në të njëjtën kohë u bëj thirrje atyre që kanë ndërmend të “ma heqin kokën” të nxitojnë”. Edhe sikur të kenë sukses në qëllimin e tyre kriminal, nuk do ta ndalin dorën e drejtësisë. Gjithçka ruhet mjeshtërisht dhe ruhet aty ku duhet. Mezi presim atë që do të vijë”, tha Abazoviç./DANAS

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja