Atala Pinari, dita e katërt
e gatimit në “Rreze dielli”
Nxënësja e tretë në “Konkursin e Kuzhinës”, Atala Pinari ka vijuar ditën e katërt të gatimit në emisionin Rreze Dielli. Ka qenë dita e fundit që ajo ka ndihmuar Zonjën Tefta, pasi ditën e nesërme Atala do të
Nxënësja e tretë në “Konkursin e Kuzhinës”, Atala Pinari ka vijuar ditën e katërt të gatimit në emisionin Rreze Dielli.
Ka qenë dita e fundit që ajo ka ndihmuar Zonjën Tefta, pasi ditën e nesërme Atala do të përgatisë pa asnjë ndihmë dy receta të përzgjedhura rastësisht.
Pavarësisht kësaj Atala ka ndjekur me vëmendje këshillat e zonjës Tefta, e cila si gjithmonë ka zgjedhur receta mjaft praktike dhe për amvisat që ndjekin rregullisht rubrikën e përditshme të gatimit.
Nxënësja e shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit nga e hëna deri të enjten ka ndihmuar zonjën Tefta në përgatitjen e recetave të ndryshme, ndërsa të premten do të vlerësohet me pikë nga juria për gatimet që do të realizojë.
Do të jetë një mësuese, një shef kuzhine dhe zonja Tefta, të cilët do të ndjekin me përpikmëri punën e Atalës.
Ajo duhet të realizojë dy prej gatimeve në një afat kohor prej 20 minutash.
Konkursi i gatimit do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri deri në finalen e madhe e cila do të jetë në muajin qershor.
Në fund të çdo jave nxënësit do të pajisen me çertefikatë dhe me dhurata.
Finalja e madhe do të nxjerrë fituesin, i cili do të jetë studenti i vlerësuar më me shumë pikë nga juria.
Sorbeto me portokall Përbërësit: Portokall 4 kokrra
Sheqer 180 gr
Ujë 160 ml
Leng portokalli 1 gotë
Salcë Beshameli Përbërësit:Vezë 1 të verdhë
Gjalp 1 lugë gjelle
Miell 1 lugë gjelle
Qumësht 1 gotë uji
Arrë Moskat
Salcë me bizele Përbërësit:Bizele 250 gr
Patate 1 kokërr
Qepë 1 kokërr
Lëng Mishi tablet knor
Salcë me speca
Qepë Hudhër
Speca të kuq (të pjekur)
Vaj ulliri Altis
Lëng mishi
29/4
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
1.2%
-
Jo
98.5%
-
Nuk e di
0.3%
Vota total: 52006
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Belgjikë/ U kapën me plantacionin kanabisi me vlerë 800 mijë euro, 5 shqiptarët rrezikojnë deri në 25 vite burg në total! Dëshmia: Mendova se këtu lejohej!
10 Tetor, 22:49
-
'Mosbindja civile vazhdon', deputetja e PD-së: Qeverinë teknike e kemi në dorë
10 Tetor, 22:48
-
Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh
10 Tetor, 22:37
-
Vjosa Osmani takim me ndihmës sekretarin e SHBA: Kosovës i duhet dialog strategjik me vendin tuaj
10 Tetor, 22:37
-
Shtyhet sërish hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në BE
10 Tetor, 22:25
-
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
10 Tetor, 22:14
-
Maqedoni e Veriut: Gjykata Kushtetuese heq ‘Balancuesin’
10 Tetor, 22:12
-
'Përdori foltoren fetare për të quajtur shtet terrorist Izraelin', Poli Hoxha për deklaratat e Erdogan: E tha në kontekstin e xhihadit për gjithë myslimanët
10 Tetor, 22:02
-
Lirohet nga paraburgimi politikani serb, Arsenijeviç
10 Tetor, 21:59
-
Rama vizitë nesër në Hungari, do takohet me kryeministrin Viktor Orban! Pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi
10 Tetor, 21:57
-
Erdogan në Tiranë/ Krashi: Ditë e rëndësishme spirituale! Lisander Hoxha: Rama luan me marrëdhëniet personale në diplomaci
10 Tetor, 21:51
-
Stuhia e shekullit ‘Militon’ goditi Florida-n! 9 të vdekur, 3.3 milionë banesa pa energji elektrike
10 Tetor, 21:46