DURRËS- Orland Paplekaj, ish-efektiv policie, i ka shpëtuar mrekullisht një atentati mesditën e sotme në rrugën dytësore në Shijak. 31-vjeçari po udhëtonte me një kamionçinë dhe është qëlluar nga një makinë tip ‘Golf’. Për pasojë, i riu ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, por nuk ka pasur dëmtime fizike, pasi fatmirësisht nuk është kapur nga plumbat.

Orland Paplekaj, mësojnë burime për Report Tv, punonte si shpërndarës i bombolave të gazit, ndërsa ka punuar edhe si roje në disa kompani. 31-vjeçari me origjinë nga Lekbibaj e Tropojës dhe me banim në Durrës ra pre e një atentati nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Babai i dy fëmijëve, u qëllua nga një makinë “Golf” në lëvizje, që pas të shtënave u largua përmes një rruge të ngushtë, me dalje në autostradën Tiranë-Durrës.

Sapo konstatoi se po ndiqej, Orland Paplekaj tentoi të manovronte, dhe nga të shtënat humbi kontrollin e drejtimit të automjetit e doli nga rruga, por nuk pësoi dëmtime. Sipas tij, ai nuk ka pasur konflikt me askënd dhe nuk ka dijeni se kush mund të fshihet pas ngjarjes, apo përse ka ndodhur.

Grupi hetimor mori dëshminë e pesë personave të tjerë që ndodheshin në zonë gjatë atentatit dhe kamerat e sigurisë, me synim zbardhjen e ngjarjes.

Nga ana tjetër babai i tij, Prel Paplekaj, është polici i rendit në Durrës dhe është në prag të pensionit. Ato banojnë në lagjen 15 të Porto Romanos, ndërsa kanë ardhur në Durrës pas vitit 1991 nga Tropoja. Në Policinë e Durrësit e përjashtojnë pistën e atentatit si shkak të goditjes për shkak të detyrës së të atit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e ish-policit: Po me ndiqnin! Nxori armën nga një thes dhe qëlloi në drejtimin tim

 

Është zbardhur dëshmia e Orland Paplekajt, i cili i shpëtoi një atentati mesditën e sotme në rrugën dytësore në Shijak.

‘Isha në orar pune dhe po udhëtoja për të vazhduar transportin e bombolave që mbaja në kamionçinë. Mora kthesën në një nga rrugicat e rrugës Xhafzotaj-Shijak. Sapo u ktheva në një rrugë dytësore, dallova një automjet që më ndoqi rreth 10 metra. Në një moment manovruam dhe vura re që nga vendi i pasagjerit dikush nxorri një armë nga një thes. Hapi zjarr në drejtimin tim, por unë manovrova menjëherë dhe më pas humba kontrollin e makinës.’- thuhet në dëshminë e siguruar nga Report Tv, të Orland Paplekajt.

Ora 13:12
Iu bë sot atentat në Shijak, kush është 31-vjeçari Orland Paplekaj, dikur kishte punuar edhe si efektiv policie

1650107662_orlandpapleka.jpg

Repor tv siguron foton e Orland Paplekajt, ndërsa mëson se ai ka punuar roje në disa kompani. Ai ka qenë edhe punonjës i Policisë së Shtetit. 31-vjeçari, po udhëtonte me një kamionçine dhe është qëlluar nga një makinë tip ‘Golf’. Për pasojë, i riu ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, por nuk ka pasur dëmtime fizike, pasi fatmirësisht nuk është kapur nga plumbat.

Ora 12:52
Atentati ndaj 31-vjeçarit në Durrës, reagon policia

1650106992_Sequence03.00002512.Still021.jpg

Policia jep njoftimin zyrtar për atentatin ndaj Orland Paplekajt, djali i efektivit të policisë së Rendit në Durrës, Prel Paplekajt.

‘Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P. Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar. Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.’- njofton policia.