MALI I ZI - Një atentat me bombë në makinë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytetin malazez, Podgoricë. Objektiv ka qenë një personazh i njohur i botës së krimit, Nikola Çupiç, i njohur ndryshe si "i forti" i Kotorit, i cili ka humbur jetën. Pas shpërthimit, automjeti u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Novaka Miloševa”, që ndodhet pranë shkollës së muzikës në kryeqytetin e Malit të Zi. Nikola Çupiç, 35 vjeç, vdiq në vend. Çupiç ka qenë i dënuar për krime ndaj jetës, si dhe për armëmbajtje pa leje. Antetati ndaj tij dyshohet se ka lidhje pikërisht me të shkuarën kriminale të Çupiç.