SHKODER- Edmond Batri, 38 vjeç, i sapo kthyer nga jashtë shtetit, ka dalë nga shtëpia e tij për të takuar një shokun e tij, më saktë, vëllanë e një prej shokëve të tij të ngushtë. Vendi i takimit është lënë afër shtëpisë së Batrit, ndërsa Admir Alija ka shkuar me makinë dhe bashkë me të ka qenë edhe një i afërmi i tij, vetëm 20 vjeç.
Alija ka ndaluar makinën e tij në anën e rrugës, në lagjen ‘Dudas’ në afërsi të Xhamisë.
Teksa bisedonin, Batri në tokë dhe Alija nga makina, një motor është afruar dhe nga aty është qëlluar mbi ta me breshëri kallashnikovi. Batri i ka pikasur vrasësit dhe është munduar të fshihej pas disa gomave, që gjendeshin në anën e tyre, ndërsa Admir Alija është munduar të ikë me makinë.

/Shqiptarja.com