IRAK- Pesë ushtarë italianë u plagosën nga një sulm i befasishëm me ekploziv i ISIS. Ngjarja ndodhi në orën 11:00 të mëngjesit të 10 nëntorit, kur ushtarët italianë ishin duke u kthyer nga një mision i suksesshëm stërvitor pranë Kirkuk, ndërkohë që nga shpërthimi rrezikuan jetën disa ushtarë, tre prej të cilëve u transportuan me helikopterë amerikanë drejt spitalit në Baghdad dhe janë jashtë rrezikut për jetën, por njëri prej tyre është plagosur rëndë në këmbë.
Bomba e tipit IED iu hodh një makine e cila rezultoi të ishte e blinduar, dhe prej saj ushtarët italianë janë gjallë dhe jashtë rrezikut për jetën pavarësisht plagëve të marra. Ndërkohë ambasadori italian në Irak, Bruno Antonio Pasquino ka bërë me dije se shumë shpejt pikërisht këta ushtarë të plagosur do të rikthehen në atdheun e tyre.
Për këtë ngjarje reagoi edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i cili theksoi se ''Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë. Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira!"