Atentat ndaj 25-vjeçarit shqiptar në Gjermani, i riu mbetet i plagosur

Atentat ndaj 25-vjeçarit shqiptar në Gjermani, i riu mbetet i plagosur

Një 25-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar një atentati në Hemshof në Gjarmani. Sipas policisë gjermane kemi të bëjmë me një tentativë vrasje, ndërsa nuk bëhen të ditura më tepër detaje në lidhje me mënyrën e atentatit.

Sipas mediave 25-vjeçari shqiptar është qëlluar nga disa të shtëna mbrëmjen e së shtunës. Policia gjeti të riun të plagosur në vendin e ngjarjes dhe më pas u bë dërgimi i tij për në spital ku iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Bëhet me dije se 25-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se të shtënat me armë kanë ndodhur pas një përleshjeje që kishte ndodhur në një lokal në Dessauer Strasse ku ishte përfshirë edhe i riu shqiptar.

Sakaq ende nuk dihet kush janë autorët  që kanë qëlluar dhe se hetimet për këtë ngjarjeje vijojnë. Po ashtu edhe identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës