'Atentat ndaj avokatisë'/ Korça dhe Fieri solidaritet me Elbasanin, bojkot gjyqeve pas vrasjes së Gurrës

Në solidaritet me Dhomën e Avokatisë në Elbasan që bojkotoi gjyqet deri ditën e premte në shenjë proteste pas vrasjen e avokatit Ravik Gurra, janë bashkuar edhe 70 avokatë në Korçë.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena u shpreh se do të bojkotojnë gjyqet tre ditë, ndërsa shtoi se ka besim drejtësia do të zbardh vrasjen, të cilën e cilësoi si atentat ndaj institucionit të Avokatisë.

"Ky është kërcënim ndaj avokatëve dhe atentat ndaj institucionit të avokatisë. Ne mendojmë që ekzistojnë kushtet për zbardhjen e ngjarjes, një nga veprimet është ushtrimi i presioni për zbardhjen. Në rast se nuk do të ketë zhvillim unë mendoj që Dhoma Kombëtare do të ndërmarrë hapa të tjera.

Ne jemi në bojkot, ndërsa do të jepet ndihmë ligjore vetëm në rastet e parashikuar nga ligji si masa e sigurisë dhe ndihma ligjore për të miturit" tha ai. Nderkohe qe te merkuren, te enjten dhe te premten do te kete bojkot ne nivel kombetar. Avokati Ravik Gurra u ekzekutua ditën e premte në Elbasan, ndërsa autorët ende nuk janë kapur. 

Edhe avokatët e Fierit në mbledhjen që kanë zhvilluar ditën e sotmë vendosën që në përkrahje të kolegëve të tyre elbasanas dhe të tjerëve të bojkotojnë proceset gjyqësore.

Bojkoti do të zgjasë nga data 27 .28 deri në 29 Mars. Protesta do të nisë ditën e nesërme në orën 08:00.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja