Lushnje-Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri pasditen e sotme, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.
 
Të plagosurit janë nipi i Aldo Bares, (emri i vërtetë është Alfred Shkurti) Xhulio Shkurti 21 vjeç dhe shoku i tij Sajmo Xhelili 24 vjeç, të dy banues në lagjen "Çlirimi" në qytetin e Lushnjes.
 
Xhulio Shkurti dhe Sajmo Xhelili kanë qenë duke ecur në këmbë në momentin që janë qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje.

Dy të rinjtë që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri janë dërguar në spital për mjekim dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë marrë plagë në këmbë.
 
Pas ngjarjes disa efektivë po ruajnë të plagosurit që janë shtruar në spitalin e Lushnjes, ndërsa policia njofton se ka identifikuar personin që i plagosi dy të rinjtë dhe është vënë në ndjekje të tij.


dy.b/shqiptarja.com