Të paktën 4 persona humbën jetën dhe shumë persona u plagosën gjatë një atentati në një restorant në qendër të Tel Aviv, afër lagjes ku është edhe ushtria.

Mediat flasin se dyshohet për një sulm terrorist dhe atentatorët janë dy palestinez rreth moshës 20 vjeç të cilët u ndaluan. Njëri prej tyre ka hapur zjarr mbi kalimatarët e më pas nisi të qëllojë edhe person i dytë. 

Atentati ndodhi në një zonë e cila është e mbushur me restorante dhe lokale dhe gjatë mbrëmjes frekuentohet nga një numër i madh njerëzish.

Kryeministri izraleit Netanyahu është takuar me forcat e sigurisë për të zbardhur më tej ngjarjen e mbrëmshme. Pas sulmit, Izraeli konfirmon se ka pezulluar lejet e hyrjeve për 83 mijë palestinezë.

Ndërsa në videon e mëposhtme shohim moment sesi nisi sulmi.

atentat izrael

atentat izrael

atentat izrael

 Fotot të tjera 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)