Romeo Meçaj, 33 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Vlorë, në një atentat mafioz pranë stadiumit “Flamurtari”.
33-vjeçari po lëvizte me makinën tip “Land Rover” kur në drejtim të tij u shkrehën plumba kallashnikovi. Si pasojë e të shtënave, makina në lëvizje e të plagosurit përplasi disa mjete në afërsi, ndërsa nuk pati të tjerë të lënduar. Autorët dyshohet se e kanë pritur të fshehur Meçajn pranë stadiumit, ndërsa kanë pasur dijeni të lëvizjeve të tij.
Pas të shtënave ata u larguan me shpejtësi, ndërsa dogjën automjetin e tyre në zonën e quajtur “Shtatë Pallatet”, pranë Ujit të Ftohtë. Makina rezulton me targa të vjedhura. Pas këqyrjes, policia gjeti dhe sekuestoi brenda saj, dy kallashnikov të djegur, të cilët dyshohet se u përdorën për të qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Meçaj.
Romeo Meçaj jetonte në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ndërsa akoma mbetet e paqartë arsyeja e tentativës për ta eliminuar. Si pasojë e të shtënave, gjendja e tij paraqitet serioze, ndërsa është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se plumbat e kanë kapur në afërsi të kraharorit dhe në gjymtyrët e poshtme.
Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, në përpjekje të identifikimit dhe kapjes së autorëve të atentatit. Zona ku ka ndodhur ngjarja është e survejuar me kamera sigurie, ndërsa po punohet për kapjen e detajeve të tyre për të shkuar drejtë gjurmëve të agresorëve.
Ky është momenti ku i plagosuri i atentatit të Vlorës Romeo Meçaj transportohet nga policia me makinën e tyre drejt urgjencës së Vlorës.

Personi që shihni në foton më lart është Romeo Meçaj, 33-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Vlorë, si pasojë e një atentati.
Romeo Meçaj, 33 vjeç është personi që mbeti i plagosur në një atentat mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
Djali Uzos esht ky
Përgjigju -
Cpaten keta? vlonjatet rrine gjithe diten mbi libra, frekuentojne vetem librari dhe debatojne vec per leteresi... Do jene te ardhur e jo vlonjeter...
Përgjigju -
O vlora e keni humbur fare , keto heret e fundit po deshtoni vetem plagosje nuk po arrini te vrisni . Turp nuk ju falet si vlonjate
Përgjigju-
Jua kemi lene stafeten nga shkodra.
-
-
Zoti-nja reporter-e ndaje mëndjen 30 apo 33 vjeç është hallexhiu i plumbave të marra?
Përgjigju-
Kam idene se eshte 33 vjec me 30 plumba
-










Komente
Komento