TIRANE -Familja e kreut të PS-së në Prezë, (rreth 20 km larg Tiranës) Lavdim Kajmaku po jeton mes frikës. Në orët e para të mëngjesit persona të panjohur kanë tentuar t’i vënë flakën banesës, duke shënuar incidentin e dytë brenda dy ditësh për familjen e Kajmakut. Madje ata i kanë vënë flakën duke djegur pjesërisht dy makina të cilat ndodheshin në oborr, njëra prej tyre e të atit të Lavdim Kajmakut.
Dy ditë më parë, të enjten e 23 majit persona, të panjohur ndezën tetë vatra zjarri duke shkatërruar biznesin e tij të mbjelljes së luleve dhe fidanëve, ndërsa një tjetër vatër zjarri ishte vendosur në banesë.
Tv A1 Report mësoi se rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm është qëlluar dhe me armë në drejtim të banesës, si dhe ambientet jashtë ndërtesës janë spërkatur me benzinë. Makinat e djegura në oborr janë me targa AA025CZ dhe TR 9696 R.
Në momentin që i ati i tij ka pikasur ngjarjen dhe ka dalë për të kërkuar ndihmë, keqbërësit kanë qëlluar me arme në drejtim të shtëpisë, por fatmirësisht pa shkatuar viktima. Dukë përfituar nga errësira autorët e ngjarjës kanë mundur të largohen, ndërsa familjarët e Kajmakut kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur menjeherë në vëndngjarje.
“Ndihem i rrezikuar për veten dhe familjen. Dyshoj se sulmi mund të jetë politik pasi s'kam konflikte, as personal, as familjar”- ka thënë Kajmaku në një prononcim për Tv A1 Report.
Nuk dihen autorët e zjarrvënies apo motivet e saj, por në një prononcim të dy ditëve më parë Lavdim Kajmaku deklaroi se nuk kishte konflikte dhe se motivi i kësaj zjarrvënieje ishte politik.
KAJMAKU: QELLIM POLITIK, KREU I KOMUNES S'U INTERESUA FARE
"Në radhë të parë dua të falenderoj Zotin për ruajtjen e babait tim,që ka shpëtuar për pak nga plumbat. Por që unë nuk kam asnjë armik personal. Nuk di ç’të them. Falenderoj strukturat e policisë që më kanë mbështetur. Kanë ardhur që në orët e para të mëngjesit. Do të qëndroj këtu deri sa të vdes. Unë jam prezion dhe do të mbetem prezion, siç i themi ne nga Preza. Këtë çështje unë e lidh vetëm me arsye politike sepse unë jam kryetar i PS të Prezës. Kryetari i komunës është një njeri shumë i afërt i yni dhe nuk ka marrë mundimin të vijë të na vizitojë. Pavarësisht se është i afërt, por të paktën si kreu komunës së Prezës, si banor i Prezës që jam, një telefonatë duhet ta bëjë. Ose të vijë të shikojë se çfarë ka populli sepse e kanë votuiar 7 mijë banorë."- tha Kajmaku në një prononcim për Tv A1 Report.
GACI: I VETMI MOTIV, AI POLITIK
"I vetmi motiv është ai politik. Dhe e përforcon këtë edhe inefiçenca e policisë së shtetit. Unë dua ti bëj një apel pjesës së ndershme, pjesës profesionale të policisë së shtetit, e cila sot më shumë se kurrë këtë muaj të fushatës ka nevojë që ti gjindet banorëve, jo vetëm të Prezës por gjithë banorëve të Shqipërisë."- tha Gaçi në një prononcim nga banesa e Kajmakut.
ORA 08:00 GAÇI E MAJKO TE FAMILJA KAJMAKU, GACI PER TV A1 REPORT: POLICIA FAJTORE
Dy deputetë socialistë Artan Gaçi dhe Pandeli Majko kanë shkuar sot në mëngjes pranë familjes Kajmaku. Në një prononcim telefonik për Tv A1 Report deputeti Gaçi bëri me faj policinë e cila nuk u angazhua në hetime duke mos shoqëruar asnjë person për zjarrvënien e 23 majit
“Ndihen të pasigurtë. Është vetëm sulm politik. Mosreagimi i policisë i ka nxitur të marrin ndërmarin veprimin. Policia bënte hetime duke ngrënë paçe dhe për dy ditë nuk u ndalua askush. I bëj thirrje policisë të bëjnë detyrën e tyre pasi kupola e policisë është e kapur nga krimi. Unë i bëj thirrje atyre pak policëve që janë të ndershëm që të bëjnë detyrën. E vetmja pistë është politike. Ky është incidenti më i rëndë.”- tha Gaçi në një prononcim telefonik për Tv A1 Report.
CFARE THA KAJMAKU ME 23 MAJ
"Dyshimi im është vetëm politik. Unë jam kryetari i PS të Prezës. Ne s’kemi ndonjë konflikt, ndonjë problem apo ndonjë borxh. Ne kemi rreth 17 vjet që e ushtrojmë këtë biznes dhe s’kemi patur asnjëherë probleme fare. Kjo është vetëm politike, nuk ka arsye tjetër. Unë nuk kam asnjë lloj sigurie për këto që më kanë ndodhur në vazhdimin e jetës. Por, unë nuk do të trembem nga kjo. Unë do vazhdoj karrierën time, do jem kryetar i PS dhe do vazhdoj ta mbështes Partinë Socialiste”- tha Kajmaku në një prononcim për gazetarin e Tv A1 Report, Arsen Rusta,. paraditen e 23 majit 2013.
Ndërkohë që deputeti i PS-së Artan Gaçi tha se e vetmja pistë është ajo politike, dhe e lidhi me një lajm të publikuar në media që kompromentonte kreun e komunës së Prezës, që është dhe kryetari i PD-së në Prezë, si një person i kërkuar për rrahje e abuzim me minorenët në SHBA. "Tani vjen dhe përgjigjja si pasojë e betejës politike në këtë zonë, ku PD ka humbur terren dhe nuk fiton më. As në '97-n nuk kanë ndodhur këto gjëra. Të shkosh të djegësh banesën e një kundërshtari vetëm sepse është i PS-së nuk ka ndodhur"- tha Artan Gaçi në prononcimin telefonik për "Tv A1 Report", mëngjesin e 23 majit duke shtuar se “fatmirësisht familjarët kanë arritur të ndjenë zhurmën e fjalëve dhe kanë dalë jashtë. Zjarri ka ndërhyrë deri në dhomën e gjumit, ku flinte djali 12 vjeç.
Redaksi Online
(b.m/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com