Atentat me armë zjarri te Komuna e Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të mbrëmjes së sotme, ndërsa raportohet se një person ka mbetur i plagosur. Ai është Enea Keqa 26 vjeç. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. 26-vjeçari është plagosur në këmbë dhe sipas burimeve të Report Tv ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.
Gazetari Arsen Rusta raporton se ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një zënke mes një grupi të rinjsh, që më pas ka agravuar në përdorimin e armës dhe në drejtim të të riut është qëlluar tre herë, por fatmirësisht ka shpëtuar, pasi vetëm një plumb e ka kapur në këmbë.
Makina me të cilën autorët u larguan dyshohet se është fshehur në një nga garazhet në këtë zonë për të humbur gjurmët. Pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë.
Blutë kanë rrethuar vendin e ngjarjes për të mbledhur provat. Grupi hetimor ka marrë edhe dëshminë e parë të të plagosurit, i cili nuk ka dhënë emra dhe shumë detaje mbi autorët duke ngritur dyshimet se nuk do që të bashkëpunojë me policinë. Ndërkohë që pritet që të sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të shkuar në gjurmët e autorëve.
Ti kapin urgjent minjtë e ti dërrmojnë!
Përgjigju