Në Turqi, disa eksplozivë të vendosur në rrugë kanë shpërthyer gjatë kalimit të një minibuzi duke shkaktuar vdekjen e 7 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19 në rrethin Kulp pranë Dijarbakirit.
Autoritetet dyshojnë se mjeti shpërthyes artizanal është vendosur nga luftëtarët e Partisë Kurde të Punëtorëve, të cilët konsiderohen si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian.
Konflikti mes PKK dhe shtetit turk në rajonin kurd ka nisur në vitin 1984 dhe që prej asaj kohe janë regjistruar më shumë se 40 mijë persona janë vrarë.