Atentate në Siri, 20 të vdekur shumë të plagosu

Atentate në Siri, 20 të vdekur shumë të plagosu
Rreth 20 persona,pjesa më e madhe nga rradhët e ushtrisë kanë mbetur të vdekur sot në qytetin Idlib pas një sulmi kundër forcave të sigurisë. Lajmi është konfirmuar nga organizata siriane për të drejtat e njeriut (Sohr).

"Më shumë se 20 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve të forta që tronditën sot në mëngjes qytetin Idlib.Objektivi i sulmeve ishte qëndra e forcave të sigurise së qytetit", ka deklaruar përmes një komunikate për shtyp organizata Sohr.

Ndërkaq një tjeter sulm ka ndodhur gjatë natës në Damask duke shkatuar disa të plagosur. Ndërtesa e bankës qëndrore në qëndër të Damaskut dhe një patrullë policore në të njëjtën zonë u goditë gjate gjate orëve të natës nga dy sulme të ndryshme terroriste duke lënë të plagosur 4 persona.Lajmi u konfirmua nga televizioni shtetëror sirian.
Televioni tregoi pamjet e dëmtimeve që ka pësuar ndërtesa e bankës qëndrore në Damask. Patrulla e policisë u godit në lagjen Rukn Din, shumë pranë spitalit Ibn Nafis. 4 agjentë policie mbetën të plagosur, sakteson televizoni shteteror sirian.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari