Ndaj tij janë vënë prangat dhe materialet hetimore për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprave penale të vrasjes së mbetur në tentativë, Armëmbajtjes pa leje, si dhe Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, parashikuar nga nenet 78, 22, 278/2, 301 i Kodit Penal.
Makina e Serjanit, tip "Volsvagen Phaeton”, ngjyre e zezë është gjendur në një servis, teksa punonjësit ishin duke patinuar me lëndë "Stuko" vrimat e shkatuara nga plumbat.
Sipas burimeve pranë policisë së Tiranës, 30 vjeçari Serjani që ka qënë dhe objektivi i autorëve të krimit, nuk është treguar fare bashkëpunues për zbardhjen e ngjarjes, por përkundrazi ka kërkuar fshehjen e provave. Ndjekja e kësaj taktike, siç duket vjen edhe për faktin e konflikteve dhe hasmërive mes grupeve rivale, që në pjesën më të madhe palët preferojnë ti zgjidhën sipas mënyrave të veta, deri në kundërpërgjigje me vrasje.
"Arrestimi i tij u bë sepse më datë 05 Prill 2012, rreth orës 20.00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë KMY-së, dyshohet se ky shtetas është tentuar të vritet nga një person ende i pa identifikuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit Pajtim Serjani."- njoftoi sot policia e Tiranes nepermjet nje deklarate per shtyp.
TELEFONATA NGA QYTETARET
Zhurma e krijuar nga të shtënat e pistoletës, mbrëmjen e 5 prillit ka alarmuar disa nga banorët e rrugës "Tre Dëshmorët" në Yzberisht ku dhe ndodhi atentati i dështuar ndaj 30 vjeçarit Pajtim Serjani. Kanë qënë pikërisht qytetarët që kanë telefonuar sallën operative të polcisë, rreth kësaj ngjarje, të ndodhur rreth orës 20:00 nga ku më pas kanë shkuar me shpejtësi efektivët e komisariatit nr.6.
Nga të dhënat hetimore të administruata në dosje, rezultoi se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar vetëm 4 gëzhoja në formë shishe të një pistolete kalibër 9 mm. Ndërkohë për sa i përket personave të plagosur apo të dëmtuar nuk është arritur të konstatohet asnjë. Nga puna operative e efektivave të komisariatit nr.6 është arritur të mblidhet informacion se objektivi i këtij atentati ka qënë shtetasi Pajtim Serjani që njihet si shok i ngushtë i Emiljano Shullazit dhe Gilamando Danit. I pyetur në cilësinë e personit të dëmtuar Serjani ka hedhur poshtë pretendimet e policisë, pasi ka pohuar se autorët kanë qëlluar makinën e tij tip "Passat" por jo në drejtim të tij.
MBYLLJA E VRIMAVE
Nga të shtënat e pistoletës, dy nga plumbat kanë shpuar makinën ku ndodhej Pajtim Serjani. Ky i fundit, fill pas kësaj ngjarje e ka dërguar automjetin në një servis 24 orësh ku është përpjekur të mbyllë dy vrimat e shkaktuar në makinë. Kaq ka mjaftuar që policia e Tiranës, së bashku me materialin hetimor për atentatin e dështuar të referojë në prokurorinë e kryeqytetit dhe dokumentata që tregojnë se 30 vjeçari Pajtim Serjani ka konsumuar veprën penale të "Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës" bazuar në nënin 301 të Kodit Penal dhe te beje arrestimin e tij ne flagrance. Në skedat e policisë së Tiranës, Pajtim Serjani njihet si person me precedentë penale, pasi është dënuar për një seri veprash penale nga gjykata e Tiranës. Në vitin 2004 ai u dënua së bashku me Gilmando Danin, pasi kishin kanosur me armë shtetasin Klodian Myrto.
SEKUESTROHET MAKINA, NE KERKIM TE VRASESVE TE SERJANIT
Policia thote se u sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti “Volsvagen Phaeton”, ngjyre e zezë, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorit të vrasjes me paramendim mbetur ne tentativë të kryer ndaj shtetasit Pajtim Serjani.
(sg/shqiptarja.com)