Atentati? Doshi dhe "vrasësi"
Bami ballafaqim para hetuesve 

Atentati? Doshi dhe "vrasësi"<br />Bami ballafaqim para hetuesve 
TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë një urdhër-ndalimi për shtetasin Durim Bami, duke e cilësuar këtë të fundit si personin kryesor të dyshuar për akuzën e “Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta” në tentativë kryer në bashkëpunim. Bami pritet të dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda ku do njihet me masën e sigurisë, që do kërkojë prokurori Kulluri, ndërkohë mësohet se mes tij dhe deputetit Tom Doshi, do të kryhet një ballafqim për të mësuar më tepër rreth asaj që ka ndodhur gjatë këtyre 6 muajve.

Prej 3 ditësh, me urdhër të prokurorit Llalla Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet, ndërkohë që vetë Llalla ka marrë informacion nga deputeti Tom Doshi dhe Saimir Tahiri, dhe nuk është vënë në lëvizje, duke urdhëruar hetimin kryesisht të kësaj çështje, sikundër veproi tre ditë më parë. Tashmë hetimet janë në fazën fillestare dhe se pritet verifikimi i disa personave të tjerë,për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

Në listën e personave që do të pyeten janë Agron Kuliçaj, ish-zv/drejtor i Policisë së Shtetit, Fatjon Skënderi që sipas Tahirit ka qënë ish-shofer i Fatmir Mediut, Agim Rama, kunati i Sali Berishës dhe disa persona të tjerë që mendohet se kanë dijeni për këtë ngjarje.

Ballafaqimi me Doshin
Pritet që mes Tom Doshit dhe shtetasit tashmë të arrestuar Durim Bami, është të zhvillohet një ballafaqim në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ballafaqimi do kryhet në prani të prokurorëve, për të mësuar se si qëndron e vërteta, mes atentatit që po planifikohej të kryhej dhe të vriteshin dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë veç këtij veprimi në pyetje do meret dhe deputeti Tom Doshi, lidhur me pretendimet e tij. Ndërkohë që do kërkohen tabulatet e këtyre dy personave dhe mesazhet telefonike, për të mësuar nëse mes tyre përpara këtij plani, ka pasur komunikime apo jo.

Atentati ndaj Bamit
Atentati i 22 shkurtit 2015 në Fushë-Krujë ndaj Durim Bamit, sipas prokurorisë ka shumë gjasa që të jetë një iskenim nga vetë Bami,për të krijuar këtë tymnajë. Këto dyshime kanë lindur pasi vetë Bami ka qënë njeriu që ka zbuluar sasinë e tritolit prej 850 gramë tritol C4, dhe se më pas ka njoftuar policinë për këtë kostatim. Burimet pranë prokurorisë thanë se kjo ngjarje ka shumë dyshyme të jetë një iskenim, për të faktur thënien e deputetit Tom Doshi, i cili ishte futur një plani brenda partisë socialiste, që ende nuk dihet se çfarë qëllimi ka pasur.

Protagonistët
Fatjon Skënderi ish-shofer i kryetarit të PR-së Fatmir Mediu , ndërmjetësi
Durim Bami,i prezantuar si “Duri” nga Fushë Kruja, vrasësi i penduar
Agron Kuliçi, ish-drejtor i Policisë së Shtetit

Agim Rama, kunat i ish-kryeministrit Sali Berisha
Ymer Lala
Ylli Xhaxhollari, pronar i lokalit “Viva”


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur