Atentati, gjurmë dhe telefon
tek pakoja me 400 gr tritol

Atentati, gjurmë dhe telefon<br />tek pakoja me 400 gr tritol
TIRANE- Gjenden gjurmë papilare (shenja gishtërinjsh) në pakon me tritol të vendosur poshtë makinës së Aleksandër Gocaj, si dhe sekuestrohet telefoni dhe karta e celularit prej nga do aktivizohej shpërthimi i 400 gramë tritol.

Këto prova pritet të ndihmojnë prokurorinë dhe policinë në zbardhjen e autorëve të krimit, të cilët në një kohë fare të shkurtër kanë arritur ti bëjnë dy atentate mafioze hasmit të tyre 37-vjeçarit Aleksandër Gocaj. Pavarësisht se ky i fundit ka arritur tia hedhë në dy rastet vetëm me një plumb në shpatull, në atentatin tek "Komuna e Parisit" të bërë ndaj tij mbeti e vdekur aksidentalisht 25 vjeçaria Megi Jakiçi.

Nga veprimet paraprake rreth kësaj çështje është arritur të zbulohet se lënda eksplozive u gjet nga personi, i cili ia shiti këtë automjet  AdaThaçit rreth 15 ditë më parë, dhe që të hënën kjo e fundit e kishte kontaktuar për t'ja kthyer mbrapsht mjetin.

Automjeti ishte blerë vetëm 15 ditë më parë dhe autorët kanë planifikuar se me atë automjet mund të lëvizte Gocaj pas daljes nga spitali, ndaj dhe kanë zgjedhur një mënyrë të tillë për eleminimin fizik të tij. Fatmirësisht mjeti nuk ka lëvizur prej vendit ku ishte parkuar prej 7 ditësh.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin