Atentati i dytë ndaj Gocajt
Tritoli në shasinë e makinës
Plagosje dhe te "Sami Frashëri"
Harta e ngjarjeve në Tiranë

Atentati i dytë ndaj Gocajt<br />Tritoli në shasinë e makinës<br />Plagosje dhe te Harta e ngjarjeve në Tiranë">
TIRANE- Policia jep detaje mbi sasinë e eksplozivit që u gjet mbrëmë në makinën e Ada Thaqit, e njohur si e dashura e Aleksandër Gocajt, personit që u plagos me një plumb në shpatull në ngjarjen ku të shtënat me armë i morën jetën 25-vjeçares Megi Jokiçi.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të bërë sot, policia e Tiranës informon “mbrëmë rreth orës 20.30, në Kombinat në afërsi të rrugës “Hamdi Cenoimeri”, është konstatuar se në shasinë e automjetit tip “Benz”, me targa të huaja KCJ 337, në përdorim të shtetases Ada Thaqi, 23 vjeç, është vendosur një sasi eksplozive. “

Grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje evakoi banorët përreth dhe më pas ekspertët kriminalist dhe ekspertët anti eksploziv bënë të mundur çaktivizimin e lëndës eksplozive.

Nëpërmjet këtij njoftimi për shtyp policia nuk jep detaje nëse ky eksploziv kishte objektiv Aleksandër Gocajn, i cili 5 ditë më parë i shpëtoi një tjetër atentati, ku humbi jetën në mënyrë tragjike stomatologia 25 vjeçare Megi Jakiçi.

NISHANI: OBJEKTIV NE NJE PREJ TE AFERMVE TE ALEKSANDER GOCAJ
Por dje ministri i Brendshëm Bujar Nishani konfirmoi në emisionin televiziv Opinion se atentati ishte për Gocajn."Me sa informohem në rastin e Kombinatit në ndjekjen që policia po i bën autorëve të mundshëm të goditjes apo vrasjes së vajzës tek komuna e Parisit një prej të afërmëve të objektit që ka qenë për t'u goditur është vendosur një sasi tritoli. Policia e ka patur në ndjekje dhe po bën çaktivizimin e tritolit"- ka thënë mbrëmë Nishani. Më tej ka shtuar se makina ku u vendos eksplozivi i përket të dashurës së shtetasit Aleksandër Gocaj, person që u plagos me një plumb në shpatull në ngjarjen ku të shtënat me armë i morën jetën 25-vjeçares Megi Jokiçi.
HETIMET
Sasia e eksplozivit që është vendosur në makinën e Ada Thaqit dyshohet se ka qenë rreth 400 gram tritol. Eksplozivi ishte vënë në makinën e mikeshës së Aleksandër Gocajt, dhe sipas policisë, pritej që në makinë të hipte ai dhe të bëhej ekzekutimi. Ka qenë një rastësi që mikesha e Gocajt ka zbuluar eksplozivin, pasi ka çuar makinën te mekaniku. Në këtë mënyrë dhe i ka shpëtuar për të dytën herë jetën Gocajt.
Një grup hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punojnë intesivisht për të identifikuar dhe kapur autorët e vendosjes së lëndës si dhe motiveve të kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Neni 84, 278 i K.P.
(ne foto Ada Thaqi, përdoruesja e makinës ku u gjet eksplozivi)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan