Ekzekutuan në një atentat ndaj Elvis Gacajt pranë lulishtes '1 maji' Aurora Oskan dhe Kevin Rugovën,  gjykata pranon gjykimin e shkurtuar për autorët e dyshuar Sael Sulaj dhe Vasiel Cavo. 

Vendimi është marrë këtë të martë nga gjyqtari Gerdi Hoxha i cili pas tre seancave vendosi të pranojë kërkesën e të dyshuarve për zgjidhjen e çështjes në gjëndjen në të cilën janë aktet e prokurorisë.

Me këtë vendim në rast të fajësis dhe dënimit nga gjykata Sulaj e Cavo do të përfitojnë ulje dënimi me 1/3 e viteve të burgut.

Tetorin e vitit të shkuar Sael Sulaj dhe Vasiel Cavo u arrestuan nga Policia e Tiranës nën akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim.

Së bashku me ta në pranga ra dhe Gacaj i cili nga hetimet rezultoi se ishte shënjestra e atentatit në zonën e lulishtes '1 maji'.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)