Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, autorët ishin maskuar me kapuçë! Qëlluan me 2 kallashnikov nga 'BMW' me xhama të zinj
Makina e viktimave dhe e autorëve

Kamerat e sigurisë në hyrje të autostradës kanë zbuluar lëvizjet e autorëve të atentatit me 2 viktima në Vlorë. Report Tv mëson se ishin të maskuar me kapuçë dhe qëlluan me 2 kallashnikov nga automjeti tip BMW me xhama të zinj dhe targa italiane që u gjet i djegur në Frakull të Fierit.
Ndërkohë policia ka marrë kamerat e sigurisë për të parë lëvizjet e viktimave pasi mësohet se kanë qenë në ndjekje. Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç, vëllai i Eduard Xhezos aktualisht në burg për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, u ekzekutuan dje me breshëri plumbash tek mbikalimi i Panajas në Vlorë.
Autorët, të cilët dyshohet se janë vrasës më pagesë, i prenë rrugën makinës tip ‘Mercedes Benz’ më të cilën udhëtonin dy viktimat, me qëllim uljen e shpejtësisë. Sapo kanë dalë paralel me makinën, 2 prej tyre, të cilët ishin pasagjerë, pasi njëri drejtonte mjetin, kanë zbrazur mbi 30 plumba me kallashnikovë, në drejtim të mjetit që po udhëtonte Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, duke i lënë të vdekur në vend. Pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi, mjeti i tyre i bërë ‘shoshë’ nga plumbat dhe i mbuluar nga gjaku, doli rruga duke ecur mbi 200 metra dhe përfundoi në një kanal.
Brenda BMW që u gjet i djegur kishte 3 kallashnikov, njërin prej të cilëve autorët e kishin rezervë për çdo të papritur që mund t’i dilte gjatë atentatit të planifikuar. Viktima Shpati Lena lëvizte nëpër Vlorë me makinë të blinduar, pasi siç duket i ruhej një atentati, por jo dje kur e vranë në autostradën Fier-Vlorë.
Lajmi kryesor:
Atentati për hakmarrje në Vlorë! Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes, po shkonte në burg me shokun! Do takonin Eduart Xhezon
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.2%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1833
Lajme të tjera
-
Këngëtari i mirënjohur italian Pupo rikthehet me një koncert në Vlorë: Pashë emocionin e publikut vlonjat, ndihem i lumtur
31 Mars, 16:01
-
Konflikt në familje/ Shpallen në kërkim dy vëllezër në Vlorë, goditën me makinë bashkëshortin e motrës së tyre
31 Mars, 11:43
-
VIDEO/ Shembet muri mbrojtës krah rrugës kryesore te Uji i Ftohtë, bllokohet rruga nga gurët! Kalohet vetëm në një korsi
31 Mars, 08:40
-
Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Hysen Saliko
30 Mars, 22:06
-
Aksident në Vlorë, përplasen dy makina! Dy të plagosur, ambulanca niset drejt vendngjarjes
30 Mars, 17:22
-
Kishte ngecur me velierë në grykëderdhjen e Vjosës disa ditë më parë, turisti gjerman detyrohet të ‘braktis’ mjetin në cekëtinë
30 Mars, 13:10
-
Kandidon i pavarur për kreun e bashkisë Sarandë, Gjergj Mërkuri akuzon PS: Po u bën presion qytetarëve të tërheqin firmat për kandidimin tim
29 Mars, 22:13
-
Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë, kryesia kundër Rithemelimit për renditjen e këshilltarëve bashkiakë: U caktuan nga Tirana, vendosën më lart emrat e Metës
28 Mars, 22:17
-
'14 maji'/ Kandidati Ermal Dredha prezantohet me strukturat e PS në Vlorë: Do të jem pranë qytetarëve të thjeshtë në qytet e në fshat
28 Mars, 18:10
-
26 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave jetojnë me dhimbje: Nuk na thanë që po iknin! 23 viktima pa varr
28 Mars, 11:52
-
Pasojat e rënda të një harte administrative
26 Mars, 18:49
-
Në kërkim për ndërtim të paligjshëm, biznesmeni nga Saranda kërkon heqjen e masës së sigurisë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash
25 Mars, 11:52