VLORË- Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në atentatin që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, pasditen e kësaj të premte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shoqëruar nga zv.Drejtori për Krimet Neritan Nallbati kanë shkuar në Vlorë, ku kanë qëndruar për disa minuta në komisaritain e e këtij qyteti.
Ende nuk jepen detaje të tjera mbi qëllimin kësaj vizite nga kryepolici Nano në policinë e Vlorës. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e atentantit mafioz të 18 gushtit në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.
Atentati me dy të vrarë në autostradën Fier-Vlorë ndodhi mëngjesin e së enjtes rreth orës 09:50 në dalje të fshatit Panaja. Të paktën tre persona morën pjesë fizikisht në ekzekutimin e 34-vjeçarit Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena. Mbi 60 plumba u qitën në drejtim të mjetit të tyre që përfundoi në kanal.
Pas ngjarjes autorët ende të pa identifikuar u larguan në rrugën Levan-Tepelenë dhe në afërsi të fshatit Çerven dogjën mjetin “BMW” brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikovë. Pista kryesore ku po dyshon policia është hakmarrja për një ‘sherr banal’ për kalin pothuajse fiks 3 vite më parë që i mori jetën Arben Beqirajt në Vlorë.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Ktheu lokalin në ‘dyqan’ kanabisi dhe lojërash fati, arrestohet pronari 38-vjeçar
13 Mars, 15:29
-
Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen për 3 ditë lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht, ja kur përmirësohet
13 Mars, 15:14
-
Tjetërsimi i 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, dënohet me 3 vite e 1 muaj burg Jorgo Goro! GJKKO vendos që toka të konfiskohet
13 Mars, 14:27
-
Sarandë/ Dyshohen se u vunë nga tregtia e drogës, sekuestrohen 3 pasuri të 44-vjeçarit me precedentë (EMRI)
13 Mars, 14:14
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Report Tv zbardh listën e kandidatëve për të deputetë të PD në listën e hapur për Qarkun Vlorë
12 Mars, 21:15
-
Kaosi me listat e PD/ U zëvendësua me Vangjel Dulen, tërhiqet nga kandidimi në listat e hapura në qarkun e Vlorës kryetarja e degës së Sarandës!
12 Mars, 20:37
-
Zgjedhjet/ Zbardhen emrat e listës së mbyllur për qarqet Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër! S’mungojnë Leskaj, Zhupa, Shehu, Mziu dhe aleati Dule
12 Mars, 19:18
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars, 15:16
-
Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen
12 Mars, 13:43
-
Goditën me grushte policin kufitar në terminalin e portit të Vlorës, 3 të arrestuar
12 Mars, 13:22
-
Sarandë/ Drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë, arrestohet 35-vjeçari
12 Mars, 11:45
-
Humbën teksa eksploronin Parkun Kombëtar të Llogarasë, Policia shpëton dy turistët francezë (VIDEO)
12 Mars, 11:33
Futi i kafe o byrazer ne vlore e ik per tiron. Kaq e ke hapin ti
PërgjigjuKy mire qe eshte i p afte por eshte edhe idjot qe del naten neper vizita sikur eshte ne kerkim e jo Drejtor i pergjithshem. Ne subkoshiencen e tij vazhdon e beson se eshte i pa afte qe kur e perjashtuan nga policia per dekonspirim.
PërgjigjuNxirrini na një karamele a llokum mos na turperoni
PërgjigjuAi do nje banane
Do i ketë shpëtuar uji i trashë që ka ndaluar vetëm disa minuta, se t’i kishte shpëtuar uji i hollë, do e hapte krahun në Panaja…
PërgjigjuShteti ka rënë zoti Nano. Ne qytetarët e thjeshtë jetojme me friken e atentatit te radhes mbase ndodh larg nesh. Gjithë keta te vrare dhe gjithe ky terror evidenton dhe njehere mos deshiren e qeverise per te luftuar krimin. Ky shtet (te majte dhe te djathtë) po na shkatërron, po na vjedh, po na tmerron me indiferentizmin sistematik qe tregon kundrejt bandave. Mos i gezofshin ne breza leket qe kane bërë duke i pire gjakun ketij vendi.
PërgjigjuVozite per kafe apo ngushellimi
PërgjigjuTe dyja i ben ai