Atentati në Bullgari, policia
vazhdon identifikimin e kamikazit

Atentati në Bullgari, policia<br />vazhdon identifikimin e kamikazit
Policia bullgare, FBI dhe Interpol janë vënë të gjithë në kërkim të identitit të kamikazit që vrau 6 persona , mes të cilëve 4 izraelit, në nje sulm me bombë në aeroportin Burgas ne Bullgari këtë javë. Nga investigimet e deritanishme janë zbuluar gjurmët e personit që dyshohet se ka kryer aktin kamikaz. Pas dy ditësh investigimesh Tsvetan Tsetanovan, Ministri i Brendshëm i Bullgarise ishte në gjendje vetëm të konfirmonte të premten që kamikazi nuk ishte një qytetar i Bullgarisë dhe se ndodhej në Bullgari jo më shumë se 4 ditë.

Gjurmët e gishtave dhe ADN të marra nga trupi i kamikazit po përdoren si një përpjekje për të mësuar identitetin e autorit të shpërthimit. Materiali shpërthyes ishte tritol rreth 3 kg. Izraeli dhe Bulgaria, ndërkaq kanë kryer funeralet e viktimave mes te tyre një grua shtatzënë.

Aeroporti i Burgas ka ofruar pamjet e xhiruara nga kamerat e sigurise dhe dyshimet jane per nje mashkull te bardhe, nenkuptohet qe nuk eshte nga ota arabe oselindja e mesme. duket nje europian ndoshta. Lëvizjet e tij janë kontrolluese. Është i veshur thjesht me pantallona te shkurtra, sandale, mban një cantë shpine dhe ka dhe nje lap top. Flokët jane te gjate dhe kuq por mund te jene paruke. nga menyra sesi i rrine, te bejne te mendosh se është nje paruke.

Tsvetanov , ministri i Brendshme mesohet te kete thene se nje mashkull rreth 36 vjec është parë të lëvizte nëpër aeroport dhe dukej sikur kërkontë dicka.
Investigimet e para kane zbuluar vetem patentën e makinës që është e marrë nga shteti i Miciganit në Amerikë por që mendohet se është falso. Televisionet bullgare kanë dhënë emrin e njeriut në patentën i cili është Jacque Felipe Martin nga Louisiana, i datëlindjes 1987. Prokurorja e Bullgarisë Kalina Chapkanova ka thënë për një television privat në Bullgari se i dyshuari mbante një patentë fallso dhe kjo ishtë zbuluar kur ai kish dashur të marrë një makinë me qera një ditë më parë sulmit në një qytet aty afër. Qiradhënësi i makinave është shprehur gjithashtu në dëshminë e tij se mashkulli fliste një anglishte me aksent, ishte me flokë shumë të shkurtër, një lëkurë me ngjyrë dhe dukej si arab.
(mk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Në arrest shtëpie për aferën Partizani, Berisha thyen sërish masën e arrestit! Pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova

Në arrest shtëpie për aferën Partizani, Berisha thyen sërish masën e arrestit! Pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova