Pas atentatit të dështuar ndaj të dënuarit Gazmir Daci, në burgun e Vaqarrit, gjykata e krimeve të rënda ka vendosur të lërë në burg Enea Cekën. Ai akuzohet për
“moskallëzim krimi”.

Gjykata vendosi “arrest me burg” edhe për të dyshuarin si autor i ngjarjes, Ergys Kolaveri, por ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

Enea Ceka së bashku me Ergys Kolaveri akuzohen se tentuan të vrisnin me snajper brenda burgut nga një distancë prej 150 metrash, 27-vjeçarin Gazmir Daci.