Atentati ndaj aktorit Mishel Prela Manoku, 31-vjeç, i cili u plagos dy ditë më parë te shkolla "Partizani" në Tiranë, është paguar 80 mijë euro për hakmarrje.
Ndaj 31-vjeçarit u qëllua tetë herë dhe mori në trup dy plumba, të cilëve arriti t'u mbijetojë.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu tha gjatë një konference për shtyp se janë arrestuar 5 persona, mes të cilëve porositësi, ekzekutori dhe tre anëtarë të bandës.
Policia ka vënë në pranga 34-vjeçarin Shkëlzen Buçi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, i cili ka qenë autori i atentatit ndaj Prelës. Blutë kanë sekuestruar edhe armën e krimit tip pistoletë e cila i është gjetur atentatorit.
Blutë bëjnë të ditur gjithashtu se krimi është porositur nga Ervin Zallumi për hakmarrje. Kjo pasi në 2010-ën, Mishel Prela ka tentuar ta vrasë, duke e plagosur me thikë.
Si ndodhi atentati ndaj Mishel Prelës
Mbrëmjen kur u krye atentati ndaj Mishel Prelës ka qënë Shkëlzen Buci dhe Miklar Tola, ata të cilët kishin marrë përsipër vrasjen. Nga 8 të shtënat vetëm dy plumba kapën Mishel prelën, duke e lënë atë të plagosur.
Ka qenë Shkëlzen Buci I cili ka qëlluar, ndërkohë që ishte në shoqërinë e Miklar Tolës.
Më pas Buci dhe Tola u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë, të ndihmuar nga 41-vjeçari Trim Hidri, ndërkohë që mendohet se Ermir Tola, vëllai i Miklar Tolës, ka informuar grupin për rrugën që ka ndjekur Mishel Prela.

I plagosuri Mishel Prela
Të arrestuarit
Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë
Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë

Ervin Zallumi

Miklar Tola

Ermir Tola
Deklarata e policisë
Gjithashtu në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 20.07.2017, në rrugën Tafaj, përballë shkollës së mesme "Partizani" Tiranë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Mishel Prela, ju informojmë se:
Menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u organizua puna për zbardhjen, dokumentin dhe arrestimin e autorëve, ku u zhvillua dhe u finalizua operacioni "Pagesa".
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të strukturave të policisë, kryerjes së veprimeve profesionale dhe hetimore paraprake në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, grumbullimit të provave në vendngjarje, si dhe nga informacionet e marra nga vetë strukturat policore, është bërë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhet dhe të dokumentohet e gjithë ngjarja.
Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i struktruar kriminal.
Si rezultat i operacionit u arrestuan të gjithë antarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht:

Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën do t'ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.
Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i cila ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).
Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është bashkëpuntor në tentativën e vrasjes.
Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit.
Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjestar aktiv i këtij grupi kriminal .
Motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasëve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasje me paramendim mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje", parashikuar nga nenet 78 /22/25 dhe 278, të Kodit Penal.
/Shqiptarja.com

VIDEO