TIRANE- Policia e Tiranës dyshon se plagosja e Eduard Boriçit, një biznesmen në fushën e lokaleve dhe Bar-Restoranteve ka lidhje me një hakmarrje të mundshme, pasi vëllai i tij është përfshirë në disa konflikte me persona me precedentë penale.
Boriçi u qëllua me armë zjari në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, (4 prill ) . 36 vjeçari ishte duke shkuar në banesë e tij dhe pa mbërritur ende tek ajo, është qëlluar nga dy persona të hipur në motor.
ATENTATI
Plumbat e kanë marë në pjesë të ndryshme të trupit por fatmirësisht nuk e kanë prekur në organet jetësore. Sipas policisë së Tiranës ngjarja e rëndë është rregjistruar në orën 01:00 të mesnatës së djeshme, (4 prill) ku Boriçi ndodhej i vetëm në automjetin e tij. Me sa duket dy autorët e krimit e kanë ndjekur 36 vjeçarin Eduart Boriçi dhe kur kanë shkuar në një zonë ku ishte errësirë i janë afruar me motor duke qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij. Pas kësaj dy personat ende të paidentifikuar nga policia e Tiranës, janë larguar me shpejtësi duke lënë të mbytur në gjak shtetasin Eduard Boriçin.
HETIMI
Nga të dhënat e para të grumbulluara nga strukturat e policisë, bëhet me dije se 36 vjeçari sapo kishte mbyllur lokalin "DION" që ndodhet afër Ambasadës Amerikane dhe ishte duke u kthyer në banesën e tij në zonën e "Kodrës së Diellit". Por në fakt autorët e kanë survejuar për një periudhë të gjatë kohe, duke planifikuar dhe eleminimin fizik të tij në orët e vona të mesnatës. Kanë qënë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen dhe që kanë transportuar në drejtim të spitalit ushtarak të plagosurin Eduard Boriçi. Për gjatë ditës së djeshme 36 vjeçari ka qënë nën trajtimin intesiv të mjekëve dhe se gjendja e tij shëndetësore ka qënë e përkeqësuar. Dyshimet e para të policisë së Tiranës, janë drejtuar për një hakmarje të mundshme pasi vëllai i Eduard Boriçit, është përfshirë në disa konflikte me persona me precedentë penale. Nga analiza e provave materiale, rezulton se mënyra se si është kryer krimi i ngjan atyre atentateve mafizoze. Lidhur me këtë ngjarje një grup hetimor është ngritur nga policia e Tiranës, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com