Mes tyre Jani Aliaj i akuzuar për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim dhe armëbajtje pa leje, Renato Milloshin për moskallëzim krimi, Alban Trimi për veprime që pengojnë zbulimin të vërtetës dhe Redian Rraja për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Nga këta 4 persona aktualisht pas hekurave qëndron Renato Milloshi i cili u vetëdorëzua pak javë më parë ndërsa ish efektivi policisë Alban Trimi dhe Mjeku Redjan Rraja që ishin në tavolinë me Çiçon momentin e ekzekutimit u hetuan në gjendje të lirë.
Ende pa u arrestuar është autori i këtij krimi Jani Aliaj i cili sipas Policisë dyshohet se pas ngjarjes është larguar jashtë vendit dhe qëndron i fshehur.
Si arriti policia të zbulojë vrasjen e Çiços dhe autorin Jani Aliaj?
Prokuroria ka mundur të sigurojë analizat e AND-s, pamje filmike, dëshmi dhe kontratën e blerjes së autojetit të përdour ditën e krimit nga Aliaj dhe Renato Milloshi.
Sipas hetimeve ka rezultuar se Aliaj është filmuar nga disa kamera sigurie teksa ka dalë nga komplesi i pallateve në Rrugën e Kavajës deri tek lokali ku qëndronte Elton Çiço.
Ky krim thonë hetuesit ka qenë i paramenduar dhe fillimisht Aliaj ka ardhur nga Tepelena duke marrë një banesë me qira pranë rrugës së Kavajës, aty ka qëndruar disa kohë së bashku me të dashurën e më pas ka blerë një automjet për 2050 euro të cilin e ka vendosur në emër të Renato Milloshit, shokut të tij blerje e cila është bërë në një zyrë noteriale dhe është fiksuar nga kamerat e sigurisë.
Ekzekutimi
Elton Çiço u ekzekutua mbrëmjen e 1 Majit 2016 në një lokal pranë shkollës 11 Janari aty ku ishte në shoqërinë e disa miqve të tij mes tyre dhe ish efektivit Trimi dhe mjekut Redjan Rraja.
Si pistë për ekzekutimin e Çiços nga Aliaj hetuesit zbardhën atë të konflikteve mes tyre, konflikte që kishin nisur vite më parë në Greqi e më pas transferuar dhe në Shqipëri për trafikun e drogës dhe zonat e influencës.
Atentati i 1 Majit ishte në vazhdën e disa krimeve mes bandës së Çicços e Aliajt ku në më pak se 3 vite janë ekzekutuar 4 persona, janë kryer 5 atentate me tritol dhe disa prej këtyre ngjarjeve janë ende të pazbardhura.
Ndërsa gjithçka e ka zanafillën gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet greke midis Çiços e Alijat ku ata janë konfliktuar për vrasjen e një personi nga Tepelena, krim për të cilin u vu në akuzë Aliaj.
Elton Çiço u ekzekutua mbrëmjen e 1 Majit 2016 në një lokal pranë shkollës 11 Janari aty ku ishte në shoqërinë e disa miqve të tij mes tyre dhe ish efektivit Trimi dhe mjekut Redjan Rraja.
Si pistë për ekzekutimin e Çiços nga Aliaj hetuesit zbardhën atë të konflikteve mes tyre, konflikte që kishin nisur vite më parë në Greqi e më pas transferuar dhe në Shqipëri për trafikun e drogës dhe zonat e influencës.
Atentati i 1 Majit ishte në vazhdën e disa krimeve mes bandës së Çiços e Aliajt ku në më pak se 3 vite janë ekzekutuar 4 persona, janë kryer 5 atentate me tritol dhe disa prej këtyre ngjarjeve janë ende të pazbardhura.