Atentati ndaj Gocajt, 15 vite
hasmëri mes fiseve në Burrel

Atentati ndaj Gocajt, 15 vite <br />hasmëri mes fiseve në Burrel
TIRANE- Pesembedhjete vite hamsmëri mes tre fiseve kundërshtarë të Alekandër Gocaj, kanë nxjerrë një bilanc lufte mes tyre, duke arritur deri në atë shkallë sa të bëjnë eleminimin fizik të të gjithë burrave të një shtëpie. Familja që ka pasur bilancin e humbjeve më të mëdha është ajo e fisit "Dedja" në Burrel, ku mësohet se rreth miqësor apo farefisnor me të bie dhe 37 vjeçari Aleksandër Gocaj, i cili për rreth një javë është kthyer në qëndër të sulmeve kriminale të kundërshtarëve, por që i ka shpëtuar mrekullisht dy atentateve tepër të sofistikura nga ana e mekanizmit të zhvillimit të tyre. Hetimet e policisë dhe prokurorisë së Tiranës, lidhur me dy antentatet e bëra ndaj Gocaj janë përqëndruar në tre fise që sipas burimeve janë ai i "Kolajve" në Burrel, "Doda" në Burrel si dhe "Xhetani" në Shkodër. Burimet shprehen se konfliktet e lindura që nga viti i trazirave 1997 për zonat e influencës brenda qytetit si dhe vrasjet e ndodhura gjatë këtyre viteve nga të dyja krahët, duket se s'kanë ndikuar aspak në qetësimin e gjakrave, por përkundrazi i kanë hedhur në mënyrë të vashdueshme benzinë zjarit. Nga kjo betejë mes fiseve veriore, familje që tashmë është shuar është ajo e fisit "Dedja", ku anëtarët e saj Gëzim Dedja, Gazmir Dedja, Femi Dedja dhe së fundi Halit Dedja, janë ekzekutuar pa mëshirë nga kundërshtarët e tyre. Tashmë efekti i hakmarjes ka marrë një shtrirje më të gjerë, ku objektiv janë kthyer persona të rrethit farefisnor të familjes "Dedja", pasi tek kjo s'kanë më kë të vrasin. Një nga këta persona është dhe Aleksandër Gocaj, i cili në një kohë fare të shkurtër i ka shpëtuar dy atentateve.
BETEJE MES FISEVE
Zbatimi me përpikmëri të kanunit të Lekë Dukagjinit, si dhe kundër përgjigjia me vrasje pas një vrasje, ka bërë që beteja mes katër fiseve të mos negociohet asnjëherë për pajtimin e gjakut. Hetues të çështjes shprehen se përgjatë 15 viteve, fiset në konflikt në disa ngjarje kanë marë pjesë direkt në vrasjen e kundërshtarëve të tyre, por nga vëzhgimet në terren është vënë re se kohët e fundit palët kanë përdorur vrasës me pagesë për eleminimin fizik të njëri-tjetrit. Duket se dhe në dy ngjarjet e fundit të shënuar në Tiranë si dhe vrasja e shtetasit Halit Dedja në vitin 2010 në zonën e ish-uzinës "Enver", janë të implikuar persona që kanë eksperiencë në këtë drejtim.
DY GRUPET KRYESORE
Fisi "Kolaj" është një nga bandat në qytetin e Burrelit e krijuar në vitin 1997. Drejtuesi kryesor i këtij grupi është Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policisë, dy shokët akuzohen për një seri vrasjesh. Anëtari kryesor i kësaj bande, Ermir Doda është arrestuar. Anëtarët e kësaj bande kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Ermir Doda është arrestuar në Angli për trafikim të lëndëve narkotike. Pjesë e këtij grupi vitet e fundit janë bërë dhe dy fiset e tjera "Doda" në Burrel si dhe "Xhetani" në Shkodër, edhe këto të fundit të përfshira në konflikt me fisin "Dedja". Ndërkohë familja emrin "Dedja" në qytetin e Burrelit është krijuar përpara vitit 1997. Në krye ishin tre vëllezërit Dedja. Vëllai i madh i tyre, Haliti, i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjatë i vrasjeve të ndërsjella me bandën "Kolaj", ishte koka e grupit. Këta djem njiheshin si "të fortët e Burrelit" dhe me shumë para, pasi kishin arritur të kapnin vendet kyçe të administrimit të qytetit. Anëtarët e bandës kanë qenë pjesë e Sigurimit. Halit Dedja është ekzekutuar në Tiranë nga një person i panjohur, i cili e ka qëlluar me pistoletë me silenciator nga prapa, duke e lënë të vdekur në vend.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri