1734556186_makinaeatentatitvlore.png

Makina e djegur e autorëve në fshatin Panaja 

Report Tv mëson detaje të reja nga atentati ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë. Burime për gazetarin Armand Xhelili bëjnë me dije se 3 autorët e dyshuar kanë lëvizur në Vlorë me një mjet tip ‘KIA’ me targa italiane. Po të njëjtat burime thonë se targat rezultojnë të vjedhura.

Ndërkohë, në mjetin e djegur të autorëve në fshatin Panaja janë gjetur dy kallashnikovët e përdorur për atentatin.

Njëra armë është sediljen e pasagjerit në pjesën e parme të makinës, ndërsa tjetra pas. Kjo konfirmon edhe praninë e 3 autorëve, njëri shofer dhe dy qitës.


Lajmi kryesor:

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)