TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion (SPAK) ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të hetimeve të dosjes së tentativës për vrasje të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoja, një kërkesë e pranuar nga gjykata.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar shtyrje pasi ka nevojë për hetime të tjera më thelluara.
Aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja dhe personi i dytë i dyshur si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj. Atentati ndaj prokurorit Ndoja ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë mbeti i vdekur Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, i cili u nda nga jeta pesë ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës në Tiranë.
-
Ky prokuror duhej te ishte pas hekurave qofte edhe vetem per shkakun se shoqerohej me nje kriminel. Nga ana tjeter Spaku ka patur nje fit kohe per te denuar killerin e familjes magioze Rraja, perse po i shtyn hetimet?? Mos eshte loje qe ta nxjerrin kashte ose ta denojne pak kete fare te keqe?
Përgjigju -
Drjtesia shqiptare, me prokuror dhe gjyqtare si ky qe udhetojne me mafioz, qe i behet atentat dhe qe vazhdojne punen te qete duhe hetuar kriminele...krimineli qe ben drejtesi!!!
Përgjigju











Komente
Komento