Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, kanë gjetur një motorr të braktisur.

Motorri u gjet buzë detit, në një prej gjireve detare të zonës, pikërisht në zonën e quajtur “Kasollja”. Policia dyshon se motorri i përket autorëve të atentatit të mbrëmjes të së premtes.


Lajmi kryesor:

Atentati në Sarandë/ 9 plumba drejt Thimjo Rubatit, autorët me skafandra ikën me skaf! Gjendet motori që përdorën! 50-vjeçari: S’i njoha