Atentati ndaj Trump/ Kush janë presidentët e SHBA-ve që u kanë mbijetuar tentativave për vrasje, 4 prej tyre janë ekzekutuar

Ish-presidenti Donald Trump u rrëzua në tokë të shtunën gjatë një mitingu në Pensilvabi, pasi u qëllua me armë.

Gjaku mund të shihej në fytyrën e tij, pasi plumbi i kishte prekur veshin e djathtë, por rastet kur presidentë dhe ish presidentë të SHBA-ve bien pre e sulmeve, nuk janë të rralla.

Shumë presidentë dhe ish-presidentë dhe kandidatë për president janë sulmuar në historinë e SHBA-së, sipas një raporti të CNN.

Presidenti Andrew Jackson: Në epokën e para Luftës Civile, ai u qëllua teksa merrte pjesë në një funeral në Kapitol. Sulmuesi qëlloi dy herë, por arma dështoi.

Presidenti Theodore Roosevelt: Ashtu si Trump, ai po përpiqej të kthente punën e tij të vjetër gjatë fushatës së vitit 1912. Ai u qëllua gjatë rrugës për një fjalim në Milwaukee.

Presidenti Franklin D. Roosevelt: Ai ishte president i zgjedhur kur një vrasës qëlloi mbi të në Miami në 1933. Sulmuesi, Guiseppe Zangara, nuk vrau dot Roosevelt por vrau kryebashkiakun e Çikagos Anton Cermak.

Presidenti Harry Truman: Ai mori presidencën pasi Roosevelt vdiq dhe u qëllua përballë Shtëpisë së Bardhë nga nacionalistët portorikanë në 1950.

Guvernatori i Alabamës, George Wallace: Segregacionisti kandidoi për herë të tretë për president në vitin 1972 dhe u qëllua pas një ngjarjeje fushate jashtë Uashingtonit, DC. Të shtënat e lanë të paralizuar nga beli e poshtë.

Presidenti Gerald Ford: Ai u përball me dy tentativa për vrasje me radhë në vitin 1975.

Presidenti Ronald Reagan: Ai u qëllua në vitin 1981 jashtë Hilton në Uashington, DC, pasi mbajti një fjalim. Sekretari i tij i shtypit, James Brady, u plagos më rëndë se Reagan dhe më vonë u bë një aktivist për kontrollin e armëve.

Presidenti Barack Obama: Një burrë nga Idaho u akuzua për tentativën e vrasjes së Obamës kur ai qëlloi me armë zjarri në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011.

Katër presidentë – Abraham Lincoln, James A. Garfield, William McKinley dhe John F. Kennedy – janë vrarë.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë