Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka mohuar pretendimet se ka pasur një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
I pyetur nëse raportet, të cilat qarkulluan fillimisht në një kanal në Telegram "General" SVR ishin të sakta, Peskov u përgjigj, "Jo".
Më 14 shtator u raportua se Presidenti rus, Vladimir Putin mund të ketë qenë shënjestër e një atentati dhe se gomat e përparme të limuzinës me të cilin ai po udhëtonte shpërthyen. "Daily Mali" shkruan se Presidenti rus nuk u dëmtua nga ky shpërthim dhe se autoritetet kanë bërë një sërë arrestimesh, ndërsa anëtarët e gardës personale të Putinit janë shkarkuar.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putini forcon mbrojtjen! Ukraina: Një varr masiv u gjet në Izyum, qytetin e çliruar! Kanë shenja torture, litarë rreth qafës dhe duar të lidhura









