Atentati në Bruksel, identifikohet
autori, një 36-vjeçar maroken

Atentati në Bruksel, identifikohet<br />autori, një 36-vjeçar maroken
 Oussama Zariouh 36 vjec nga Maroku është personi i cili të martën në mbrëmje riktheu frikën e sulmeve terroriste në Bruksel.Agresori ishte një element i njohur për policinë në trafikimin e lëndëve narkotike  dhe asnjeherë i lidhur me cështje të radikalizmit.
 
Këtë të martë 36-vjecari i pajisur me një brez eksplovizi u neutralizua nga policia teksa ndodhej në metron e Brukselit. Shpërthimi i ndodhur në metro shkaktoi panik ndërsa e gjithë zona u evakua.

Sipas hetimeve bëhet me dije se agresori ishte i pajisur me një bombë e cila ishte e mbushur me gozhda dhe synimi i tij ishte të shkaktonte sa më shumë viktima.

Dëshmitarët rrefejne se  autori  gjatë kohës kur ishte në metro ka thirrur në emër të Allahut dhe  “Xhihadistët ekzistojnë akoma”.

Policia bdërmori një sërë operacionesh në lagjen Molenbeek e cila është e populluar nga muslimanë, e njëjta lagje ku jetonte Oussama dhe terroristët e marsit 2016.

Zona përreth metros iu rikthye normalitetit edhe pse gjendja e alarmit në vend mbetet e lartë.
 
Një episod i tillë risolli në vëmendje 22 marsin e vitit të kaluar ku terroristë të ISIS tronditën aeroportin Zaventem dhe Metron Maelbeek ku humbën jetën 32 persona e u plagosën 300 të tjerë.

[gallery]22755[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset