Atentati në Elbasan, Policia e Shtetit konferencë të jashtëzakonshme: Kapet i shumëkërkuari Nuredin Dumani, të arrestuar edhe 3 persona të tjerë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dha detaje nga atentati i ndodhur pasditen e së martës në Elbasan.Në një konefrencë të jashtëzakonshme për mediat, e cila u zhvillua rreth orës 1:00 të mëngjesit të së mërkurës, po Nano foli më tej rreth arrestimit të Nuredin Dumanit.

"Gjatë operacionit "Arratia", u bë e mundur kapja dhe arrestimi i një prej personave më të kërkuar i dyshuar për disa vrasje, Nuredin Dumanit," tha Nano. Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, janë gjatur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, si dhe prova të tjera.

Më tej ai shtoi se gjatë operacionit bashkë me shtetasin Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i Henrik Hoxhajt, 40 vjeç, banues në lagjen Apollonia, Fier. 40 vjeçari u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.

Po ashtu Nano tha se gjatë operacionin "Arratia" u kapën edhe dy persona të tjerë, për të cilët Grupi Hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani.

Drejtori i Policisë së Shtetit, më tej u shpreh se: "Nuredin Dumani në momentin e kapjes ishte i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij sipas mjekëve është e stabilizuar dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Deri tani janë kapur e sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe dy armë zjarri  kallashnikov, (një kallashnikov është sekuestruar nga Policia e Elbasanit)".

Ndërkohë Nano tha se hetimi vazhdon për të gjithë ngjarjen dhe nuk mund të japë detaje të tjera mbi hetimin. Lidhur me ngjarjen foli dhe Prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili tha gjithashtu se ngjarja është ende nën hetim.

Në këtë operacion u angazhuan forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

 


Lajmi kryesor:

'Luftë' me armë mes të 'fortëve' në Elbasan! Nuredin Dumani shkoi t'i bënte atentat Talo Çelës, 'ushtarët' e tij e plagosin, e qëllojnë mbi 20 herë brenda BMW-së (VIDEO)


G.B./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë