Atentati në kompleksin 'Eiffel'/ Armatimi i gjetur në Yrshek, në ekspertizë nëse është përdorur në ngjarje të tjera kriminale

Atentati në kompleksin 'Eiffel'/ Armatimi i gjetur në Yrshek, në ekspertizë nëse është përdorur në ngjarje të tjera kriminale

Armët e sekuestruara

Një muaj nga arrestimi i Gëzim Harokut dhe shpalljes në kërkim të Erigers Mihasit, të dyshuar si atentatorët me armë ndaj, Enver Çaushit, në kompleksin “Eiffel”, prokuroria e Tiranës ka vendosur të kryejë ekspertimin e 15 armëve të ndryshme të sekuestruara gjatë operacionit për kapjen e dy të rinjve.

Prej disa ditësh 15 armë të kalibrave të ndryshëm, si 1 mitraloz i lehtë, 7 automatikë kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, një snajper me dylbi dhe një armë gjahu çifte, po i nënshtrohen ekspertizës. Një burim pranë prokurorisë tha për “Shqiptarja.com” se 15 armët e rënda, po krahasohen me gëzhojat e sekuestruara në disa ngjarje kriminale në pesë qytete, si në Laç, Tiranë, Durrës, Rrëshen dhe Krujë nëse mund të jenë përdorur në ndonjë nga ngjarjet.

Policia dhe prokuroria dyshon se armët mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale dhe për pasojë po kryhet një ekspertizë e imtësishme, për secilën prej tyre. Njëherësh ekspertimi i 7 automatikëve, po kryhet dhe për sa i përket goditjes me armë të kompleksit “Eiffel” në pronësi të Enver Çaushit, ngjarje kjo e ndodhur në 15 qershor 2020 në Yrshek të Tiranës.

Ishte pikërisht kjo ngjarje që vuri në lëvizje policinë e Tiranës, me qëllim identifikimin e autorëve. Gjatë hetimeve është mësuar se në këtë ngjarje dyshohet se ishte i implikuar Erigers Mihasi dhe Gëzim Haroku. Ky i fundit është arrestuar ndërsa Erigers Mihasi është shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit policor në banesën e Gëzim Harokut, policia e Tiranës mundi të sekuestrojë një arsenal të tërë me armë, ku 15 armë zjarri, si 1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu, tashmë janë dërguar në laborator për t’iu nënshtruar ekspertizës. Mes sendeve të paligjshme në banesën e Gëzim Harokut u gjendën 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh. Të gjitha këto municione dhe 15 armët, Gëzim Haroku, ka deklaruar në gjykatë se i ka gjetur në një tunel afër zonës ku ai banon.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT